×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Këshilltari i Departamentit të Shtetit viziton Bosnjë dhe Hercegovinën

    FrontOnline
    15 Nëntor 2021

    Këshilltari i Departamentit të Shtetit në Shtetet e Bashkuara, Derek Chollet, ka arritur më 15 nëntor për vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë si pjesë e angazhimit amerikan për të riafirmuar mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi.

    SHBA-ja po u bën thirrje krerëve të këtij vendi që të përfshihen në dialog konstruktiv për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike.

    Chollet do të qëndrojë në Bosnje dhe Hercegovinë deri më 17 nëntor.

    Ai do të zhvillojë bisedime me anëtarët e Presidencës trepalëshe të këtij vendi, me Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar, Christian Schmidt, si dhe me zyrtarë tjerë të Bosnjës.

    Në fund të prillit, Chollet u bëri thirrje politikanëve në Bosnje dhe Hercegovinë që të diskutojnë për përparimin dhe reformat kryesore, në vend të retorikës nxitëse dhe kërkesave ekskluzive, pati njoftuar në atë kohë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë.

    Gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, Chollet pritet t’iu ritheksojë zyrtarëve se institucionet funksionale, demokratike në të gjitha nivelet e qeverisjes janë çelësi për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, si në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, ashtu edhe në Republikën Sërpska (RS), si dhe në rrethin e Bërçkos.

    Vizita e Chollet pason atë të Zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në fillim të muajit nëntor.

    Ai u tha qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës se vendi i tij nuk do të mbështesë kurrë aktivitete të njëanshme që do të rrezikonin Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit.

    Anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik ka kërcënuar me largim të Republikës Sërpska nga institucionet kombëtare, siç është autoriteti i taksave, agjencia për ilaçe dhe nga ushtria.

    Sipas Kushtetutës së Bosnje dhe Hercegovinës (BiH), entitetet e Republikës Sërpska dhe Federata e Bosnje dhe Hercegovinës nuk mund t’i kthejnë në mënyrë të pavarur kompetencat që i janë transferuar shtetit në periudhën e mëparshme.

    Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

    Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Ish-ambasadorin amerikan Gjermani dhe ish- i dërguar i SHBA-së për Ballkanin, Richard Grenell, ka një shans të mirë për t'u bërë Sekretar...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Kai Trump, mbesa adoleshente e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, bëri një paraqitje të papritur në Konventën Kombëtare Republikane më 17 korrik,...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, privatisht ka shprehur shqetësime te demokratët lidhur me kandidaturën e presidentit Joe Biden, dhe Nancy Pelosi privatisht e...
    Të tjera
    Sport18 Korrik 2024
    Llapi është mposhtur në “Zahir Pajaziti” edhe në ndeshjen kthyese nga Wisla Krakowa në kuadër të kualifikimeve për Europa League. Pjesa e...
    Lajme18 Korrik 2024
    Artan Hajrizi vëllai i Faton Hajrizit i cili po dyshohet për vrasjen e një polici në Serbi, ka treguar se si vëllai...
    Lajme18 Korrik 2024
    Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e një polici serb në Serbi, është kriminel që ka...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Një familje e cila raportohet të jetë nga Maqedonia e Veriut, ka pësuar aksident të tmerrshëm në afërsi të Leskovcit ndërsa po...
    Lajme18 Korrik 2024
    Autoritetet në Serbi kanë nisur sot në orën 19:00 kërkimet edhe me helikopterë mbi zonën ku ndodhi vrasja e mbrëmshme e policit....
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë, pa miratimin e Kievit, pasi kryeministri hungarez, Viktor...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.