×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilli i Sigurisë aprovon masa shtesë për sigurinë, Policia dhe FSK-ja aktivizohen në terren

    FrontOnline
    30 Nëntor 2024

    Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë, siç thuhet në njoftim, për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene e kanale.

    Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim.

    Poashtu, bëhet e ditur se është intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ai ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen, përcjell Klankosova.tv.

    “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, me fillim në 01:30, nën udhëheqjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës. Kjo mbledhje u thirr pas sulmit të tretë në 72 orët e fundit, që këtë herë ka shënjestruar infrastrukturën kritike të vendit – sistemin e furnizimit me ujë dhe prodhimin e energjisë elektrike. Indikacionet e para sugjerojnë se ky sulm i radhës është orkestruar nga shteti serb, i cili ka kapacitete për një sulm të këtillë kriminal e terrorist. Elemente të organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” e “Brigada Veriore” dhe kryekrimineli Millan Radoiçiq nën dirigjimin e Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë planifikojnë e ushtrohen në Serbi për sulme të këtilla profesioniste”.

    “U vu në pah edhe ndërlidhja e gjasshme me sulmet e Rusisë agresore në Ukrainë mbi kapacitetet energjetike gjatë kësaj jave duke lënë mbi një milion amvisëri ukrainase pa energji elektrike pikërisht në prag të dimrit. Gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit diskutuan masat emergjente që janë marrë dhe po ndërmirren për të zbutur pasojat e sulmit dhe për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike në vend. Janë ndërmarrë hapa konkretë për të rikthyer situatën në normalitet duke siguruar qytetarët se furnizimi me ujë dhe energji elektrike do të rregullohet sa më shpejt”.

    “Për më tepër, Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj. Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim. Po ashtu është intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ai ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen”, thuhet tutje në njoftimin e qeverisë.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dënuar shpërthimin  që ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Një burrë në Prishtinë është arrestuar, pasi ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, takoi komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, pas sulmit terrorist në kanalin kryesor të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2024
    Franca do ta ndalojë me çdo kusht një marrëveshje të tregtisë Evropë – Amerikë Jugore. Brukseli e Berlini shohin dobi strategjike te...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Forcat e Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një operacion në disa shtëpi të fshatit Varage, në komunën e Zubin Potokut. Kështu...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nga vendi ku ndodhi shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, tha se sipas ekspertëve është përdorur diku...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka anuluar vizitën në Brunei, “pas sulmeve terroriste në infrastrukturën jetike të Republikës së Kosovës“, duke iu referuar sulmit në...
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2024
    Gjermania ka ofruar ridislokim të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në vendin anëtarë të NATO-s, Poloni, në nisje të fillimit të vitit...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, punën për sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm, e ka quajtur të jashtëzakonshme dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.