×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara diskuton për Kosovën

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin gjashtëmujor mbi punën e Misionit të KB në Kosovë (UNMIK).

    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, do të marrë pjesë përmes një video-lidhje në seancën e Këshillit të Sigurimit që mbahet në orën 16:00, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

    Në një raport të publikuar në faqen e internetit të OKB-së, sekretari i përgjithshëm, Antonio Guterres përshëndeti rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE midis Prishtinës dhe Beogradit, pas një pauze të gjatë dhe u bëri thirrje të dy palëve të tregonin fleksibilitet dhe kreativitet në përpjekjet për të kapërcyer dallimet.

    Guterres mirëpriti angazhimin e udhëheqjes së Kosovës për të luftuar pandeminë, avancimin e dialogut me Beogradin dhe integrimin evropian dhe i bëri thirrje qeverisë së re të Kosovës që të vazhdojë të forcojë sundimin e ligjit, të mbështesë proceset e përgjegjësisë për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut dhe të marrë hapa vendimtar për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë, raporton Beta.

    Shefi i KB-sëu bëri thirrje institucioneve të Kosovës dhe akterëve ndërkombëtarë të sigurojnë mbështetje dhe bashkëpunim të plotë në përpjekjet e Gjykatës Speciale pasi kjo është “thelbësore për të ardhmen paqësore të Kosovës”.

    Raporti përfshin periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2020.

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.