×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilli Gjyqësor dhe Gjykata Themelore në Prishtinë mirëpresin ekipin e projektit të Evidencës Penale

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2022

    Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë mirëpritur periudhën finale të projektit “Sistemi Kombëtar Qendror i Evidencës Penale”.

    Shërbimet e këtij sistemi priten të dalin online në paltformën eKosova në fund të dhjetorit. Përmes këtij sistemi, qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin certifikatën e gjendjes së tyre penale, online dhe falas, pa pasur nevojën për të shkuar fizikisht në gjykatë.

    Kryetarja e kësaj gjykate, Albina Shabani – Rama, ka falënderuar KLSC-në për implementimin e këtij projekti duke thënë se ky sistem është projekti më i rëndësishëm deri më tash në sistemin gjyqësor në Kosovë.

    “Një falënderim i veçantë shkon posaçërisht për projektin implementues që ka qenë në krye me zotëri Bardhyl Hasanpapaj dhe gjithashtu edhe zyra e Bashkimit Evropian që e ka përkrahë sistemin gjyqësor me një projekt që ka qenë shumë i nevojshëm. Nëse kthehemi pak në kohë ne të gjithë që kemi qenë pjesë e gjyqësorit dhe jemi e kemi ditë se si është bërë përmbledhja e evidencës penale në të kaluarën që ka qenë do të thotë me një metodë shumë klasike, janë mbajt regjistra në formë fizike e që shumë shpesh edhe nuk i kemi pasë të dhënat e sakta për shkak se të dhënat kanë qenë të shpërndara në shumë Gjykata, ndërsa sot të gjitha të dhënat i kemi brenda një sistemi qendror të evidencës penale. Sot kemi një sistem unik që gjithkush kurdo që i lëshohet një aktgjykim mund të shihet në të gjitha Gjykatat. Kështu që kjo ka qenë një avancim shumë i madh për sistemin gjyqësor”, ka thënë ajo.

    Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Shkëlzen Maliqi, duke thënë se ky konsiderohet njëri nga projektet më të rëndësishme, ka dhënë detaje për punën e bërë tash e më shumë se 5 vite.

    “Ju njoftoj në emër të Këshillit që ky projekt prej fillimit është konsideruar si një prej projekteve më të rëndësishme që i kemi pasë në sistemin gjyqësor.

    Besoj që i keni informatat që tash janë për mbi 320 mijë dënime të regjistruara në sistem. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për çfarë duhet me i falenderu sinqerisht edhe zyrën e BE-së që na ka mbështet tash e 5 vite me këtë projekt, ka deklaruar Maliqi.

    Për fund edhe drejtori i “Kosovo Legal Services Company”, Bardhyl Hasanpapaj, ka falënderuar të gjitha Gjykatat për punën e bërë dhe bashkëpunimin duke veçuar Gjykatën Themelore në Prishtinë.“…kemi pasur stafin kryesor dhe numër më të madh në këtë Gjykatë, andaj i dijmë të gjitha vështirësitë që i kemi kalu, problemet që i kemi pasur, dhe gjatë gjithë këtyre punëve që i kemi bërë bashkë me një fjalë kemi mësuar që kur ka vullnet, kur ka një gatishmëri asnjë gjë nuk është e pamundur. Ne kemi kaluar bashëpunimet gjatë këtyre viteve me disa kryetar të Gjykatave dhe të them të drejtën të gjithë kanë qenë bashkëpunues dhe të hapur”, ka thënë Hasanpapaj.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, organizata të dala nga lufta e UÇK-së, familje të dëshmorëve, përfaqësues të subjekteve politike, familjarë...
    Lajme19 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot përmendi 11 vjetorin e...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar foto nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59’të të Policisë së Kosovës. Osmani ka thënë se...
    Të tjera
    Ekonomi19 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në programin solemn “Dita e Ulqinit - Folklori i Ulqinit”, organizuar nga Ambasada...
    Lajme19 Prill 2024
    Dje ka diplomuar gjenerata e 59-të e policisë së Kosovës, ku 445 pjesëtarë të rinj kanë veshur uniformen dhe sot kanë nisur...
    Lajme19 Prill 2024
    “Në prillin që nuk njihte pranverë më të vështirë; në vend se t’i gëzohej triumfit të lirisë; atje lart në majat e...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot bëhen 11 vjet nga Marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar  nënshkrimit...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që të dielen e 21 prillit pritet të mbahet në komunat...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.