×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kërstiq: Synimi i Vuçiqit ishte që pikën për Ujmanin ta prezantojë si fitore në Serbi

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Gazetari dhe analisti Branislav Kërstiq thotë se me kërkesën e Vuçiqit që Ujmani të jetë pjesë e marrëveshjes qëllimi ka qenë të prezantohet si fitore para opinionit në Serbi.“Me këtë pikë mund të trajtohet vetëm pjesë e Liqenit që është në territorin e Serbisë.

    Krejt çka mund të bëjë Serbia është ndërtimi i disa hidrocentraleve, duke përdorur si argument se duhet të ndahet liqeni. Sigurisht se ka disa përfitime edhe Serbia, nëse amerikanët vendosin të investojnë në Gazivodë”, thotë ai.

    Por sipas Kërstiqit, i cili vepron në veriun e populluar me shumicë serbe, ajo çfarë ndodhi në Ëashington është parapërgatitje e asaj që do të ndodhë muajt në vijim.“Amerika me këtë marrëveshje ka siguruar interesat e veta, siç na shpjegon pika për Izraelin, ku Kosova dhe Serbia pranuan që t’i hapin ambasadat në Jerusalem, edhe pse kjo shkon kundër rezolutës së Kombeve ë Bashkuara dhe qëndrimit zyrtar të Bashkimit Evropian”, ka shtuar Kërstiqi.Pranimi i ujdisë për zhvendosjen e Ambasadës, sipas Kërstiqit, për Serbinë ka prodhuar edhe një efekt tjetër.

    “Nënshkrimi i Vuçiqit në një marrëveshje që shkon kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara, ia suspendon Serbisë argumentin që të insistojë në zbatimin e Rezolutës 1244 për Kosovën. Nëse vetë i shkel rezolutat e OKB-së, si mund t’u kërkosh të tjerëve zbatimin e atyre”, ka theksuar Kërstiq.Me gjithë pohimet e Hotit se nuk ka pasur ndërhyrje në drafte para nënshkrimit të atij final në Shtëpinë e Bardhë, atë e demanton dokumenti një kopje të të cilit e ka publikuar “Koha Ditore”.

    Në draftin fillestar që u ka shkuar palëve thuhet se “të dyja palët do ta ndajnë Liqenin e Gazivodës si burim i besueshëm për furnizim me ujë dhe energji”. Burime të “Kohës” thonë se kjo pikë ishte pranuar nga kryeministri Hoti, dhe për këtë arsye Ramush Haradinaj doli publikisht për të paralajmëruar kundër nënshkrimit të saj.Pas kërcënimit të Haradinajt me dalje nga koalicioni, Hoti ka kërkuar të riformulohet kjo pikë në marrëveshjen finale.

    “Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë Amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të ndarjes së Liqenit të Gazivodës/Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”, thuhet në versionin final të marrëveshjes për pikën rreth Ujmanit.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë gjykimi me deklaratën përmbyllëse të Mbrojtësit të Viktimave, në rastin e ish-pjesëtarit të...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Policia australiane ka njoftuar arrestimin e një djali 15-vjeçar pasi plagosi me thikë një peshkop dhe një klerik brenda një kishe të...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës, pasi dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë thanë se ushtarët izraelitë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Prill 2024
    Të hënën, Britania u godit nga të paktën dy tornado, përcjell klankosova.tv Sipas raportimeve të para, erërat deri në 88 km/h fillimisht...
    Lajme15 Prill 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kryesisht gjatë orëve...
    Bota/Rajoni15 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëllime tjera dhe...
    Bota/Rajoni15 Prill 2024
    Ndërkohë që Lindja e Mesme është në mes të frikës për një luftë të madhe që do të ishte tragjike për rajonin,...
    Lajme15 Prill 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tash deputet i pavarur e ka quajtur “mashtrues”, kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Ai në “Pressing”...
    Sport15 Prill 2024
    Pep Guardiola ka shijuar shtatë sezone të mbushura me trofe me Manchester Cityn, por jo të gjitha 10 nënshkrimet e tij të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.