×
  • Sport
  • Sport

    “Kërkoi të jetë titullar në dy ndeshjet”, Giresse me goditje direkte ndaj Arbnor Mujës

    FrontOnline
    09 Qershor 2023

    Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse ka folur rreth të gjitha temave që përfshijnë kampin dardan në një konferencë për media në prag të ndeshjes së parë kundër Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e në veçanti për mos ftesën e sulmuesit të Royal Antëerp, Arbnor Muja.

    Kosova do të ndeshet Rumaninë më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:45 dhe për këtë ndeshje ka nisur konferencën Giresse.

    Megjithatë, interesimi i gazetarëve kishte të bënte me mos ftesën e Arbnor Mujës, i cili para disa ditësh u shpall kampion i Belgjikës me Royal Antwerp

    Giresse zbuloi se Muja ishte i ftuar për këto dy ndeshje, ashtu sikurse ishte për ndeshjet e nëntorit, kur nuk erdhi.

    Megjithatë, arsyeja e mos ardhjes së Mujës kishte të bënte me faktin se sulmuesi mitrovicas kishte kërkuar garanci për fanellën e titullarit.

    “Për sa i përket Mujës, ai nuk ka ardhur në miqësoren e nëntorit. Është ftuar, por nuk ka ardhur. Muja ka qenë pjesë e ekipit të Kosovës për dy ndeshjet e qershorit, por ka kërkuar të jetë titullar. I kam thënë se vendin e titullarit nuk mund ta ketë askush të sigurt”, ka thënë Giresse në konferencë për shtyp.

    Muja luajti 37 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime, ndërsa vetëm në Superligën e Belgjikës, pati 28 ndeshje me 3 gola dhe 4 asistime.

    Ndryshe, pas ndeshjes me Rumaninë, Kosova do të udhëtojë drejt Budapestit për t’u ndeshur me Bjellorusinë në ndeshjen e dytë kualifikuese të këtij muaji./Telegrafi/

     

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Sport02 Tetor 2023
    Një tërmet është regjistruar sot (e hënë) në orët e mbrëmjes në qytetin e Napolit, aty ku nesër do të zhvillohet ndeshja...
    Sport02 Tetor 2023
    Kontrata e Jose Mourinhos me Romën do të skadojë në fund të sezonit dhe klubi thuhet se po konsideron Antonio Conten si...
    Sport02 Tetor 2023
    Napoli-Real Madrid është kryendeshja e natës së sontme në Ligën e Kampionëve. Dy klubet e mëdha evropiane do të përballen në “Diego...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2023
    Të dielën dyshohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me rastin policia...
    Lajme02 Tetor 2023
    Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni theksoi se në fillim numri i armatimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës numërohej në gishta, por siç...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ish-prokurori, Sylë Hoxha, ka thënë në Pressing të T7, se pasi janë hapur hetimet për Milan Radojçiqin, ka pranuar informacione më vonë...
    Lajme02 Tetor 2023
    Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2023
    Forcat ukrainase kanë arritur që me dronët kamikaz, të godasin rëndë veturat dhe pozicionet mbrojtëse të ushtrisë ruse në afërsi të Soledarit....
    Lajme02 Tetor 2023
    Drejtoresha e Klinikës Plastike ,Violeta Zatriqi, ka njoftuar të gjitha gratë të cilat janë operuar nga kanceri i gjirit mund të rikonstruktojnë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.