×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet vazhdimi i paraburgimit ndaj të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçes

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Prokuroria Themelore e Prishtinës, konkretisht prokurori i rastit, ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente ndaj pesë personave të dyshuar për dhunimin e vajzës 11-vjeçare në Prishtinë. Pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës së mitur po qëndrojnë prej rreth një muaji në paraburgim, ata janë Ekrem Rexhepi (26-vjeç), Shkëlqim Kameri (19-vjeç) dhe tre të miturit G.R.,(vëllai i Ekrem Rexhepit)., Xh.S., dhe G.J.

    Vajza 11-vjeçe dyshohet se ishte dhunuar për rreth shtatë orë radhazi më 27 gusht të vitit 2022. Ngjarja që tronditi Kosovën kishte nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, konfirmon për Gazetën Express se prokurori i rastit ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

    “Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se prokurori i çështjes ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve, në gjykatën kompetente”, thuhet në përgjigjen e Ulajt për Gazetën Express.

    Njëri nga pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë, Ekrem Rexhepi në databazën e Policisë së Kosovës figuronte si i dyshuar edhe për vepra penale tjera.

    Prokuroria kishte konfirmuar se i njëjti ka aktakuza për veprat penale “Dhunë në familje”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Vjedhja e pyllit”.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj...
    Lajme25 Prill 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur mbi suksesin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Bogujevci në...
    Lajme25 Prill 2024
    Komuna e Deçanit ka marrë leje për shfrytëzimin e tokave në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Ky vendim u miratua nga Kuvendi...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpeshë e mjaftueshme që Kosova të marrë përkrahjen e aleatëve sa...
    Vip25 Prill 2024
    Me kërkesë të avokatit Florent Latifaj, mbrojtës i këngëtarit Sinan Vllasaliu është anuluar seanca e së enjtes në rastin ku Vllasaliu po...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja presidenciale e Maqedonisë së Veriut nga VMRO-DPMNE, në rrethin e djeshëm të parë të zgjedhjeve për shef të...
    Kronika25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar një person për 48 orë për shkak të dyshimin të veprës penale “sulmi seksual”. Sipas njoftimit...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregulloren e Ndihmës Juridike të DHSK-së, në rastin gjyqësor ‘Januzi dhe të...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë për Ekonomia Online se mundësia që të arrihet një marrëveshje për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.