×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Kërkohet shtim i kritereve në tenderin për pastrimin e objekteve të MPB-së

    FrontOnline
    06 Shkurt 2020

    Kompania “Erik” përmes ankesës të cilën e ka parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) po kërkon shtrim të kritereve ne tenderin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) “Shërbime të pastrimit të objekteve të MPB-së”.

    Në seancën e OSHP-së të cilën e ka monitoruar “Front Online” përfaqësuesja e kompanisë ankuese Valmire Bujupi ka thënë se shtimi i kritereve është i domosdoshëm, pasi që në formën si janë tani aty mund të aplikoj kush do. Por, kundër ndryshimit në seancë është shprehur Autoriteti Kontraktues, por edhe eksperti Shqyrtues i OSHP-së i angazhuar për këtë lëndë, raporton “Front Online”.

    Bujupi ka thënë se nuk pajtohen me kushtet dhe kërkesat e vendosura në Dosje të Tenderit (DT). Ajo më tutje ka thënë se Autoriteti Kontraktues nuk ka marrë për bazë dhe pretendimet e tyre, prandaj sipas saj kompania iu është drejtuar OSHP-së. “Ne kemi marrë edhe mendimin e Eksperti Shqyrtues dhe nuk pajtohemi me të. Po e citoj nenin 68 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP). Përveç qarkullimit minimal është i nevojshëm një qarkullim minimal në fushën specifike të mbuluar nga kontrata, qarkullimi i tillë nuk duhet të kaloj 1.58 vlerës së kontratës” ka thënë ajo, raporton “Front Online”.

    Po ashtu, ajo ka kërkuar nga OSHP-ja që të obligoj Autoritetin Kontraktues që të shtoj edhe kritere tjera për tu pamundësuar pjesëmarrjen kompanive që nuk janë të kësaj fushe.

    Në anën tjetër Fatmir Thaqi nga MPB-ja ka thënë se ankesa e kompanisë në fjalë është e pabazuar. Sipas tij, kriteret e vendosura në dosje të tenderit u mundësojnë të marrin pjesë në këtë proces prokurimi shumë kompanive, raporton “Front Online”.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesja e OE-së ankues kërkojë nga Paneli Shqyrtues të aprovoj ankesën e kompanisë që ajo përfaqëson dhe ta rekomandoj Autoritetin Kontraktues që një tender te tillë duhet të caktohet në bazë të ligjit edhe kapaciteti ekonomik në bazë të referencave ashtu siç e shef neni 68 i LPP-së.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi  i AK-së kërkojë nga Paneli Shqyrtues te hedhe poshtë ankesën e OE ankues si e pa bazuar dhe te mbetet ne fuqi vendimi i Autoritetit Kontraktues, raporton “Front Online”.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

    / Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Hulumtime24 Qershor 2024
    Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade”...
    Të tjera
    Lajme14 Shkurt 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof. Osmani...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ku po diskutohet për zgjedhjet, ka thënë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në Kosovë u shënua 14 shkurti, siç njihet si Dita e të Dashuruarve, ku përveç dashurisë, këtë ditë e bëjnë të veçantë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në qendrën kryesore spitalore të vendit, ndodhi një rast i pazakontë. Një mjeke u mbyll në dhomën e kujdestarisë nga burri i...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Pengjet, sipas njoftimeve të Hamasit dhe autoriteteve izraelite, përfshijnë 36 vjeçarin amerikano-izraelitin Sagui Dekel Chen, banor i vendbanimit Niz Oz në jug...
    Vip14 Shkurt 2025
    Ditën e sotme, banorët e “Big Brother Vip Albania” u surprizuan nga lulet që morën nga të dashurit e tyre. Edhe Jozi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.