[wp-story]

Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit policor për sulm seksual ndaj të miturës

Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit policor për sulm seksual ndaj të miturës
14:57 | 22 Prill 2021

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, ndaj zyrtarit policor, tani të pandehurit R.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi seksual”.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji Nëntor 2020 deri më 20 Prill 2021, i pandehuri R.SH., ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur nën moshën 16 vjeç. I pandehuri me vendim të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Policor i Kosovës dje ka njoftuar se përveç arrestimit si pjesë e procedurës administrative i dyshuari (zyrtari policor) është suspenduar deri në përfundim të hetimit./FrontOnline/

Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA

Të tjera