×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim ndaj 11 personave të arrestuar dje, lirohet Agim Nuha

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021, në komunën e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

    Personi që është shoqëruar në stacionin policor dhe më pas është liruar, është Agim Nuha, , U.d. i kryeshefit në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

    Nga kjo bastisje e realizuar janë konfiskuar: rreth 433,160.00 (katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, 600 (gjashtëqind) dollar, 200 (dyqind) franga, 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lira turke, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona, 8 (tetë) vetura, 1 (një) kompjuter, 5 (pesë) armë, 1 (një) USB dhe 1 (një) vulë.

    “Prokurori i Shtetit, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për personat me inicialet S.Sh., L.S., H.M., B.N., K.Z. dhe A.U., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, për personat me inicialet D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Dhënie e ryshfetit”, nga neni 422 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, si dhe për personin me incialet S.S., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.