×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim kundër gjashtë të arrestuarve në aksionin e antidrogës

    FrontOnline
    21 Prill 2022

    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurve: S.B., B.R., Gj.R., (shtetas të Republikës së Shqipërisë) dhe N.M., A.M.(1991) dhe A.M.(1999), (shtetas të Republikës së Kosovës) të cilët gjenden në ndalim 48 orësh nga data 20.04.2022.

    Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se lidhur me këtë rast, arrestimi i gjashtë (6) të pandehurve të lartëcekur ka ardhur si rrjedhojë e një hetimi disa mujor në bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës.

    Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 20.04.2022, të pandehurit blejnë ose posedojnë pa autorizim me qëllim të shitjes, shpërndajnë ose ofrojnë për shitje dhe importojnë substanca apo preparate të shpallura me ligj si narkotikë,  në atë mënyrë që me marrëveshje paraprake dhe në mënyrë të organizuar i ndajnë rolet. Në këtë mënyrë i pandehuri Gj.R., i shet substanca narkotike të llojit marihuanë të pandehurve N.M, A.M., dhe A.M., të cilën substancë narkotike me  automjetin e tipit “Mercedes” me targa të regjistrimit të Republikës së Shqipërisë e transporton nga Shqipëria në Kosovë tek i pandehuri B.R., ku rreth orës 06:30 minuta e kalon pikën kufitare të Vërmicës, i cili më pas në fshatin Vaganicë të Komunës së Mitrovicës takohet me të pandehurin N.M., bashkërisht hyjnë në garazhin e shtëpisë së të pandehurit N.M., për ta dorëzuar substancën narkotike, ku kapen në flagrancë të dy të pandehurit. Gjatë kontrollit në automjetin “Mercedes” me targa të regjistrimit të Republikës së Shqipërisë në bunkerin special të automjetit policia gjen 10,583 kg substancë narkotike të dyshuar për marihuanë, në garazhin e shtëpisë, pronë e të pandehurit N.M., policia gjen dy thasë të najlonit në 12 gjegjësisht 15 paketime me peshë 18 kg e 905 gram dhe 12 kg e 206.7 gram, nga ku të pandehurit N.M, A.M., dhe A.M., do ta transportonin në Serbi.

    Ndërsa, i pandehuri S.B., marihuanën e marrë nga Gj.R., me  automjetin e tipit “Mercedes” po ashtu me targa të regjistrimit të Republikës së Shqipërisë e transporton nga Shqipëria në Kosovë, ku rreth orës 05:40 minuta e kalon pikën kufitare të Vërmicës, me destinacion të arrijë në Prishtinë, e kur arrin në lagjen “Uglar” të Fushë Kosovës ndalohet nga policia, e gjatë kontrollit të automjetit në bunkerin e modifikuar të automjetit policia gjen 10,072 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të destinuar për tregun e Prishtinës.

    Me këto veprime, në cilësinë e bashkëkryerësve, të dyshuarit kishin për ta kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Prokuroria Themelore në Prizren, njofton gjithashtu se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

    –          Substanca e dyshuar narkotike e llojit marihuanë,

    –          (3) vetura të tipit Mercedes (dy me targa të Shqipërisë një me targa vendore, që të tria me bunker të modifikuar në të njëjtën mënyrë),

    –          (7) telefona celular,

    –          (10507) euro (dhjetëmijë e pesëqind e shtatë euro)  si dhe disa monedha Lek të Shqipërisë dhe Denar të Serbisë./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Hetuesit e Inspektoratit Policor kanë arrestuar një zyrtare policore policore e cila ishte e angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar...
    Lajme20 Korrik 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se edhe sot ka vazhduar me aksione për të identifikuar lidhjet ilegale në...
    Lajme20 Korrik 2025
    Këngëtari Labinot Tahiri, i njohur më shumë për publikun si Labi, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Sol Summer” në Klan Kosova....
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    OpenAI njoftoi të enjten një veçori të re për ChatGPT që i lejon chatbot-it të njohur të kryejë veprime në emër të...
    Lajme20 Korrik 2025
    Mërgimtarët po presin më së shumti deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë dhe Muçibaba. Bazuar...
    Lajme20 Korrik 2025
    Deputeti i VV-së, Hekuran Murati i ka reaguar ish- kryeministrit, Isa Mustafa i cili tha se ministrat e tij që u zgjodhën...
    Lajme20 Korrik 2025
    Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në lagjen Tusus të Prizrenit, ku një  62- vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij....
    Sport20 Korrik 2025
    Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një garë tradicionale kërcimesh në ujë të mbajtur dje në “Urën e Vezirovit” në...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    30 mjete lundruese janë bllokuar nga policia Detare dhe Kufitare gjatë monitorimit nga Ksamili në Koman përgjatë kësaj jave. Sipas policisë, 12...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.