×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Kërkohet ndryshimi i kritereve në tenderin 3 milionësh të AQP-së

    FrontOnline
    24 Shkurt 2020

    Përmes ankesës së deponuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) kompania “Rinesa 1” po kërkon ndryshimin e kritereve në dosje të tenderit 3 milionësh “Furnizim me Pemë dhe Perime” të shpallur nga Agjencia Qendrore e  Prokurimit (AQP) raporton “Front Online”.

    Artan Krasniqi nga kompania “Rinesa 1” në seancën e OSHP-së ka thënë se përmes ankesës po kërkojnë  nga Paneli Shqyrtues ndryshimin e kritereve të dosjes në këtë proces Prokurimit.

    Në anën tjetër Almedinë Tolaj nga AQP-ja tha se qëndrojnë prapa vendimit te Autoritetit Kontraktues. Ajo tha se vendimin e tyre e ka konfirmuar edhe eksperti i angazhuar nga OSHP-ja

    “Kriteret janë te qarta nuk janë diskriminuese” ka thënë ajo.

    Gjatë prezantimit në seancë ekspertja Shqyrtuese Shefkinaze Vllasaliu tha se pas shikimit të lëndës dhe publikimit të njoftimit për kontratë dhe Dosjes së Tenderit për këtë furnizim, në cilësi të ekspertit shqyrtues deklaroj se pretendimet e Tenderuesit ankues janë të pabazuara. “Kërkesat e vendosura në Dosje të Tenderit, për Aftësitë teknike dhe profesionale nga Autoriteti Kontraktues, janë në pajtueshmëri me Nenin 7 dhe 27 të LPP-së, nuk kemi të bëjë me diskriminim,  por përkundrazi ju është dhënë mundësi për pjesëmarrje, sa më shumë operatorëve të interesuar ekonomik. Jam bindur se AK , gjate përcaktimit të kritereve ka vepruar në pajtueshmëri me Nenin 69- të LPP-së, sepse ka kërkuar që Operatorët Ekonomik të interesuar për pjesëmarrje të sigurojnë dëshmi se posedojnë kualifikimet minimale të kërkuara dhe specifikuara në dosjen e tenderit dhe në njoftimin e kontratës ”ka thënë ajo.

    Sipas saj, të gjitha sqarimet lidhur me pretendimet e Operatori Ekonomik ankues,  gjatë procesit të publikimit të këtij aktiviteti të prokurimit janë të cekura gjerësisht në raportin e dorëzuar për këtë aktivitet të prokurimit dhe mbes në tërësi pranë konstatimeve të dhëna në ekspertizë.

    “Duke u bazuar në sqarimet e lartpërmendura, i propozoj panelit shqyrtues që ankesa e Operatori Ekonomik: “RINESA 1” Prishtinë, të refuzohet e pabazuar, njëherësh propozoj që kërkesat dhe kriteret e përzgjedhjes të mbesin të njëjta të cilat janë vendosur në Dosje të tenderit dhe në Njoftimin për Kontratë nga ana e Autoritetit Kontraktues /Agjencia Qendrore e Prokurimit, lidhur me aktivitetin e prokurimit” ka thënë ajo, raporton “Front Online”.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi i OE-së kërkojë nga Paneli Shqyrtues të aprovon ankesën si të bazuar dhe te ndryshohen specifikat në Dosjen e Tenderit.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesja e Autoritetit Kontraktues kërkojë nga Paneli Shqyrtues të hedhë poshtë ankesën e OE si të pa bazuar dhe të mbetet në fuqi vendimi i Autoritetit Kontraktues.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

    / Front Online /

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi përmes një vendimi ka anuluar tenderin për furnizim me ushqim për pacientet e...
    Lajme21 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi, pasi ka zgjedhur Operatorin Ekonomik për furnizim me pije dhe ushqim për pacientet...
    Lajme02 Maj 2025
    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) përmes një vendimi ka gjobitur komunën e Gjakovës me 10 mijë euro, si dhe është kërkuar revokim...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.