Lajme

Kërkohet kujdes me reciprocitetin – analistët thërrasin për unitet në dialog

Kërkohet kujdes me reciprocitetin – analistët thërrasin për unitet në dialog
10:40 | 23 Shkurt 2020

Heqja e taksës dhe zëvendësimi me reciprocitet ndaj Serbisë, sipas njohësve të çështjeve politike duhet të përcillet me shumë kujdes sidomos duhen të merret parasysh mendimi i partnerëve ndërkombëtarë.Analistët politikë kërkojnë që Kosova të jetë më unifikuese karshi dialogut.Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një intervistë për Ekonomia Online, se vendosja e reciprocitetit nuk duhet ta dërgojë Kosovën në një krizë, por ta forcojë pozicionin e vendit në arenën ndërkombëtare.

“Tani ne kemi dëgjuar nga qeveria Kurti që kanë thënë se taksa duhet të hiqet për t’i lënë rrugë dialogut me Serbinë dhe që mënyra e reciprocitetit e kanë konsideruar si masa të cilat kanë të drejtë secili shtet t’i vendos ndaj njëri-tjetrit në momentin kur ka diskrepancë në njohje apo sjellje. Tani sesi do të bëhet ajo pjesa edhe e faktorit ndërkombëtarë, është diçka që duhet të punojë qeveri Kurti, në mënyrë që masat të cilat vendosen nga ana e Kosovës të mos na dërgojë neve në një krizë në tjetrën por në fakt të forcojë pozicionin e Kosovës brenda apo në arenën ndërkombëtare”.“Një gjë duhet të dihet dhe të thuhet në vazhdimësi që Kosova nuk është ajo që po e bllokon dialogun, është Serbia ajo që po kushtëzon procesin e dialogut dhe presioni ndërkombëtarë duhet të bie mbi Serbinë, pra nuk është Kosova pala bllokuese”, ka thënë Krasniqi.

E Bekim Kabashi, njohës i çështjeve politike, ka thënë se qasja e Kosovës karshi Serbisë, duhet të jetë unifikuese.

Ka thënë se për vite më radhë, Kosova ka pasur problem kur ka biseduar me Serbinë, duke thënë se Qeveria dhe presidenca kanë pasur qasje të ndara në dialog me shtetin serb.“Kosova viteve të fundit ka pasur problem të madh sa i përket qasjes karshi dialogut me Serbinë. Përballja me Serbinë që të ketë sukses do duhej të ishte unike qeveria dhe opozita, por fatkeqësisht kjo nuk ka ekzistuar as deri më tani as brenda institucioneve. Në të kaluarën por edhe tani, qeveria dhe presidenca kanë pasur qasje të ndara, madje tani në qeverinë Kurti, ne shohim një qasje jounike edhe brenda koalicionit qeverisës”.

“Kemi LDK-në e cila ka një pozicion ma fleksibil sa i përket kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë, konkretisht SHBA-së, ndërsa, pozicioni i kryeministrit Kurti duke se është ndryshe ai i LDK-së, pasi Kurti tërhiqet nga një dialog i cili duhet të drejtohet nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Kabashi.Kabashi ka thënë se duhet të ekzistojë koordinimi i krerëve të shtetit që të flasin njëzëri në dialog me Serbinë.“Absolutisht kjo bënë dialogun që në start të pasuksesshëm nëse nuk ka një unitet mes presidencës dhe qeverisë. Për më tepër që dialogu të mbërrijë efektin e tij, që të kemi një marrëveshje me Serbinë, duhet të kemi unitet edhe spektri politik, pra edhe me opozitë, që nevojitet miratimi i 2/3 të deputetëve, ne e kemi pasur përvojën me Demarkacionin që kemi pasur një papajtueshmëri mes pozitës dhe opozitës, edhe pse pozita e atëhershme me kryeministër Mustafa ka pasur një numër të madh të deputetëve, por kjo ka bërë që të dështoj ajo marrëveshje për faktin se nuk ka pasur një unitet politik, e aq më tepër dallimet sa i përket marrëveshjes finale me Serbinë”, ka thënë Kabashi.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera