×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet heqja e kufizimeve të COVID-19 shkaku i ekonomisë

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Një ligj që parashihte futjen në treg të shumës rreth 1 miliardë e 200 milionë eurosh nuk kaloi në parlamentin e Kosovës. Pritet tani që bizneset të përballen me një krizë edhe më të madhe nga masat kundër pandemisë.

    Parlamenti i Kosovës javën e shkuar nuk arriti të votojë një ligj të hartuar nga qeveria për mbështetje ekonomike të bizneseve që po përballen me probleme për shkak të masave kundër pandemisë. Ligji parashihte mes tjerash futjen në treg të një shume prej rreth 1 miliardë e 200 milionë eurosh. Ndërkohë deputetët e parlamentit kanë nisur pushimet e verës, duke përmbyllur kështu sesionin pranveror të kuvendit.Para kësaj situate dhe problemeve me të cilat po përballen bizneset, Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë thirrje për tejkalimin e problemeve politike për të siguruar miratimin e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se ky ligj mundëson që shumë instrumente të pakos së rimëkëmbjes ekonomike të vihen në funksion të bizneseve dhe ekonomisë së vendit. “Është momentumi që gjatë muajit shtator apo tetor më së largu pjesa më e madhe e pakos së rimëkëmbjes të futet në qarkullim, pra është kjo nevoja me pas masë monetare në treg në mënyrë që kompanitë me pas të kenë mundësi të funksionojnë, të ruajnë punësimin, të ruajnë raportet në mes veti fornitor, shitës, blerës dhe raportet me banka”, shkroi në profilin e tij Rukiqi. Sipas tij, me gjithë vështirësitë që ka krijuar situata me pandeminë, javëve të fundit bizneset kanë filluar të shohin përmirësim të ekonomisë.
    “Vërehet sadopak një kthim i optimizmit, vërehet një numër më i menaxhueshëm i rasteve pra nuk e kemi atë panikun e fundit të muajit korrik por ende mbeten shumë probleme që lidhen me kufizimin e orarit. Prandaj ne kërkojmë pasi kemi respektim të masave dhe tash kemi ligjin për menaxhimin e COVID, të hiqen të gjitha kufizimet nga ekonomia me kushtin për respektimin e masave, pra të hiqen të gjitha kufizimet për të gjithë sektorët dhe po ashtu për lëvizjet e qytetarëve”, shkruan kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

    Në Kosovë në shumë qytete akoma është në fuqi kufizimi i lëvizjes së qytetarëve për shkak të numrit të madh të personave të infektuar me Covid-19. Kjo situatë ka bërë që bizneset të kenë probleme të mëdha të shitjes. Kryetarja e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, thotë se plani i rimëkëmbjes ekonomike nuk duhet të shërbejë vetëm si levë për të rifilluar ekonominë, por për ta ndërtuar një ekonomi të së ardhmes, që mbështetet në digjitalizim dhe ekonomi të gjelbër. “Si pasojë e pandemisë, por edhe e masave të ndërmarra për parandalimin e saj, shumë punëtorë kosovarë humbën vendet e tyre të punës. Instituti GAP në raportin Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës thotë se vetëm në muajin prill 2020 janë regjistruar 32,377 punëkërkues të rinj. Për t’u përballur më lehtë me ndikimin negativ të COVID-19 në shëndetësi e ekonomi, kërkohet qeverisje më e ndërgjegjshme dhe efektive, kërkohen veprime të shpejta por të menduara mirë dhe mbi të gjitha bashkëpunim gjithpërfshirës dhe konstruktiv. Duke lënë anash kritikat, dallimet në ideologji, inatet e ndasitë – të gjithë duhet të ulen rreth një tavoline për ta përkrahur shëndetësinë dhe ekonominë”, shpjegon Hasani. Sipas saj, “në një situatë të rënduar politike, ku politikëbërësit dhe ligjvënësit janë përqëndruar në diskutime të ashpra rreth dialogut me Serbinë, ekonomia është në prag të kolapsit”.

    Muajt e ardhshëm vendimtarë për bizneset

    Nora Hasani e vë theksin tek problemi me likuiditetin. “Shumica e bizneseve janë duke operuar nën pikën e rentabilitetit. Me rifillimin e pagesave të kësteve, kamatave dhe tatimeve është rënduar edhe më shumë likuiditeti edhe i kompanive më të mëdha në vend – e mos të flasim për bizneset e vogla. Kriza e vërtetë i ka goditur bizneset tani. Tre muajtë e ardhshëm do të jenë vendimtare për mbijetesën e bizneseve”, shkruan Nora Hasani. Kryetarja e Odës Ekonomike Gjermano-kosovare, rikujton se “bota siç e njihnim para virusit nuk ekziston më. Kjo pandemi ka goditur aq fortë, saqë nuk ka se si të mos lë pasoja afatgjata”.

    “Pandemia e ka zhytur botën në kohën më të errët e më sfiduese me të cilën është ballafaquar ndonjëherë. Në ekonomi ka shkaktuar turbulenca të përmasave aq të mëdha, sa që pritet të lerë pasoja më të thella se ato të “Depresionit të Madh” të viteve të 30-ta. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon tkurrje të ekonomisë botërore prej 3 për qind këtë vit – një zbritje prej 6.3 pikë përqindje vetëm për katër muajtë e fundit. Sipas Financial Times, borxhi i qeverive në nivel global ka arritur tashmë nivelin e tij më të lartë në kohë paqeje e krahas saj po rritet edhe papunësia”, shkruan Nora Hasani, kryetarja e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare në një analizë.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se kryeministrit të tanishëm të vendit, Albin Kurtit, më nuk i beson askush. Sipas tij, kjo ndodh...
    Lajme25 Prill 2024
    Faik Hoti, nga Instituti i Shëndetësisë Publike, ka folur për javën e imunizimit dhe rëndësinë e vaksinimit. Ai tha se ky aktivitet...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandër Vuçiq, do vetëm t’i tregojë muskujt...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani sot ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e dinarit. Ai është shprehur se për...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Gjermani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot në Berlin, bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe anëtarin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Përfaqësues Alternativ i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, është takuar  më 22 prill...
    Vip25 Prill 2024
    Diola Dosti dhe biznesmeni kosovar Erolld Belegu, prej disa ditësh po kalojnë pushimet krah njëri-tjetrit në Bali. Çifti ka treguar se janë...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.