×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet hapja e banjave në Kosovë, qytetarët nuk po mund t’i marrin shërbimet mjekësore

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Banjat janë pjesë e institucioneve shëndetësore të nivelit dytësor, të licencuara në MSH si Spitale Speciale, që nënkupton vazhdim të mjektimit të rasteve post operative apo rasteve të tjera të rekomanduara nga QKUK dhe spitalet tjera të vendit apo jasht vendit. Është e quditshme që si këto institucione shëndetësore nuk funksionojnë në kohë pandemie në Kosovë.

    Në Kosovë, këto institucione janë mbyllur që nga data 12 Mars 2020, me rastet e para të COVID-19 dhe hapja e tyre fillimisht ishte paraparë të bëhet në fazën e tretë bashkë me aeroporte. Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Këto vazhdojnë të jenë ende të mbylluara që 7 muaj duke pamundësuar dhënien e shërbimeve shëndetësore qytetarëve. Në pamundësi për të marrë këto shërbime shëndetësore, mijëra qytetarë e Kosovës vizitojnë qendrat rajonale në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

    Pavarësisht rekomandimit të bordit këshillues profesionist për rihapjen e tyre me masa parandaluese, qeveria po i mban akoma të mbyllura këto qendra, duke i lënë të papunë afro 1000 punëtorë të tri banjave të Kosovës, pjesa më e madhe profesionist shëndetësor, si doktorë specialist, fizioterapeut, infermierë e staf tjerë teknik.

    Parasegjithash qeveria po ndalon qytetarëve kujdesin shëndetësor e cila është një e drejtë themelore për të marrur këto shërbime të parapara edhe me Ligji të Republikës së Kosovës (Ligji për shëndetësi Nr.04/L-125). Sipas këtij ligji institucionet publike dhe private trajtohen si të barabarta. Përderisa në Kosovë institucionet e kujdesit shëndetësor publik dhe shumica e atij privat funksionojnë normalisht vetëm tri Banjat e Kosovës si pjesë e kujdesit shëndetësor i është ndaluar hapja e tyre duke bërë shkeljen e vet këtij Ligji.

    Në qershor 2020 MSH nxjerr Manualin për Mbrojtje nga përhapja e Virusit COVID-19, në të cilin jepen udhëzimet për sektorin e Gastronomisë, Fizioterapisë dhe atë të ordinancave specialistike, ua mundëson hapjen dhe funksionimin e këtyre sektorëve, ndërsa Banjat që japin të njëjtat shërbime të cekuara në Manual nuk janë hapur ende.

    Përveq 1000 punëtorëve të papunë, që dita ditës po vihen në situatë të rënduar ekonomike, banjat janë venë në presion të vazhdueshem edhe nga dhjetra mijera pacient me gjendje të rënduar shendetësore të cilëve u pamundësohet qasja në sherbimet shëndetësore që këto ofrojnë.

    Dhjetra familje e shoqata që përfaqësojnë kategori të ndryshne sociale në vendin tonë, me të cilat bashkëpunojnë gjatë, janë vënë në presion të madh në pa mundësi qasjen në shërbimet shëndetësore e rehabilituese për personat me nevoja të veçanta që përfaqësojnë, si p.sh. Sindikata e Policisë së Kosovës, Ushtria e Kosovës, Federata e sindikatave të shëndetësisë së Kosovës, Organizata e Veterenave të Luftës së UÇK, Shoqatat e invalideve të UÇK etj etj…

    Pavarësisht përpjekjeve të shumëta të Banjave përmes kanale zyrtare dhe institucionale, duke bashkëpunuar me organet kompetente në përpilimin dhe përmbushjen e Protokoleve dhe Manualeve për masat mbrojtëse ndaj COVID-19, këto institucione spitalore janë lënë anash.

    Që të tri Banjat i konsiderojnë vendimet e fundit të qeverisë për mbylljen e këtyre institucioneve shëndetësore jo të drejta, duke mospërfillur rekomandimet e bordit këshillues profesionist, në kundërshtim me Ligjin e Republikës së Kosovës dhe në kundërshtim me vet Manualin e nxjerrur nga MSH .

    Të gjendur në këtë situatë dhe në presion të vazhdueshëm nga të gjitha palët, këto e konsiderojnë seriozisht dhe si të vetmen rrugë, të drejtën e protestës së përbashkët përballë institucioneve vendimmarrëse që sipas këtyre nuk ka asnjë motiv tjetër veq atij politik.

    1. Banja e Kllokotit “Nëna Naile”

    2. Banja e Pejës

    3. Banja e Kllokotit

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kontratat njëburimore janë bërë standard i përditshëm i qeverisë Kurti. Në seancën ku po...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejëb e Pozharit e cila kishte thyer keq armikun. Haradinaj...
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për kontratat njëburimore....
    Të tjera
    Kronika28 Mars 2024
    Dy persona janë gjetur të vdekur në Prishtinë, në dy raste të ndara. Në rastin e parë, një grua ka njoftuar policinë...
    Lajme28 Mars 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar banorët e kryeqytetit se shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhjet në lagjet e qytetit për formimin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të mirë kalimin me sukses vendimmarrjen e radhës në rrugën drejt anëtarësimit në...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Izbicës së Skenderajt. “Kujtesa historike është në funksion të respektimit...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. PK ka bërë të...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se kanë ndarë tetë milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Krasniqi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.