×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohen sqarime për çmimin e Remdesivirit, Prestreshi: Ka qenë bujë mediatike, nuk ka çrregullime në treg

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    Çmimet e shtrenjta farmaceutike në kohë pandemia, veçanërisht medikamenti Remdesivir dhe testet Covid-19 në laboratorët privat janë ngritur sot si shqetësuese nga Komisioni për Ekonomi gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës– AKK, për vitin 2020.

    Deputetët nga VV-ja Jeta Statovci dhe Driton Hyseni kërkuan përgjigje nga kryetari bordit të AKK-së Valon Prestreshi për ankesat e shumta rreth çmimit të shtrenjtë të Remdesivirit.

    Hyseni ngriti edhe shtrenjtimin e produkteve ushqimore në kohë pandemie.

    Deputeti Hyseni tha se paralajmërimet nga Autoriteti i Konkurrencës për hetime në treg mund të ndikojë në dështimin e zbardhjes së ankesave nga konsumatorët.

    “Nëse ju dilni publikisht deklaroni se po nisni hetime ndaj medikamentit Remdesivir keni atakuar hetimin”, tha Hyseni.

    Gjatë raportimit para Komisionit, për këtë është përgjigjur Valon Prestreshi i cili tha se për barin Remdesivir ka pasur një bujë mediatike, por siç tha ai kur kanë hetuar në detaje në treg, nuk ka qenë problematike.

    “Ka qenë një reagim, në asnjë formë nuk ka çrregullim. Në hulumtimin tonë kemi hasur që nuk ka ndonjë marrëveshje apo ndonjë keqpërdorim në këtë drejtim”, tha ai.

    Prestreshi po ashtu duke iu përgjigjur kryetarit të Komisionit Ferat Shala, tha se nuk ka ndonjë çrregullim të theksuar rreth çmimit të çimentos

    Prestreshi po ashtu i është përgjigjur deputetit Pal Lekaj për ankesat e shumta të konsumatorëve për KEDS-in.

    Kreu i AKK bëri me dije se është duke u hetuar KEDS-KESCO për pronat publike në rastin e investimeve dhe në vendosjen e trafo-stacioneve.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Lajme29 Mars 2024
    Brukseli po kërkon nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin me zbatimin e pikave të marrëveshjes të pavarura nga njëra-tjetra. Zëdhënësi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Belegut e Irzniqit të Deçanit si dhe të Poterqit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.