×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesa e SBASHK-ut për shtesat prej 100 eurosh, reagon Këshilli i Prindërve

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Kryesia e Këshillit të Prindërve e Prishtinës kanë reaguar ndaj deklaratave të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës dhe Kulturës, të cilët kanë thënë se mund të shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë nëse nuk u bëhet pagesa shtesë.

    Këshilli përmes një postimi ka thënë se nuk pajtohen që të kërkohet avancim i të drejtave të dikujt në kurriz të një grupi të shoqërisë, në këtë rast të fëmijëve.

    “Vlerësojmë të drejtën e garantuar ligjore që secili organizim qytetar a grupor interesash ka për të kërkuar mbrojtje ose avancim të drejtash, por nuk pajtohemi që kjo të bëhet në kurriz ose dëm të një pale tjetër, e aq më pak jo në kurriz të një grupi të shoqërisë ose sektori shumë të ndjeshëm, që janë fëmijët (pra arsimimi e edukimi i tyre)”, thuhet në reagimin e tyre.

    Reagimi i plotë:

    REAGIM NDAJ DEKLARATËS SË SBASHK-ut

    Kryesia e Këshillit të Prindërve e Prishtinës e ka analizuar deklaratën e fundit të Sindikatës së Arsimit (SBASHK), me të cilën kërcënojnë me mosfillimin e mësimit nëse nuk bëhet pagesë shtesë (prej 100 euro në muaj) për mësimdhënësit sikurse për stafin e shëndetësisë dhe policisë.

    Vlerësojmë të drejtën e garantuar ligjore që secili organizim qytetar a grupor interesash ka për të kërkuar mbrojtje ose avancim të drejtash, por nuk pajtohemi që kjo të bëhet në kurriz ose dëm të një pale tjetër, e aq më pak jo në kurriz të një grupi të shoqërisë ose sektori shumë të ndjeshëm, që janë fëmijët (pra arsimimi e edukimi i tyre).

    Si prindër, besojmë se kemi të drejtë të bëjmë një gjykim të këtyre deklarimeve të vazhdueshme që nuk tingëllojnë aspak arsyeshëm, që në çdo vit shkollor na përmenden grevat për të vetmin qëllim: përfitimin material të mësimdhënësve. Jo, kontributi i mësimdhënësve (i disa dekadave) nuk mund të kompensohet me para! Dinjiteti dhe respekti shoqëror qëndron në maje të vetëpërmbushjes individuale!

    E drejta jonë për të bërë këtë gjykim buron nga kontributi dhe ndihma e vazhdueshme në zhvillimin e procesit mësimor, por edhe sepse, ne prindërit, as nuk paguhemi e as nuk kërkojmë të paguhemi për gjithçka bëjmë për fëmijët tanë dhe vendin tonë. Ne besojmë, siç kemi mësuar nga vendet me histori qindra vjeçare, se shtetndërtimi ka në themel vullnetarizmin, vetëmohimin dhe angazhimin e pakushtëzuar qytetar e njerëzor. Dhe arsimi duhet të jetë në ballë e jo në bisht të shoqërisë.

    Vlerësojmë se në këtë kohë pandemie, kur të gjithë së bashku: Ministri e Arsimit, Drejtori Komunale e Arsimit, drejtorë shkollash, mësimdhënës, staf teknik, prindër e fëmijë por edhe shoqëri civile e organizata ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, janë mobilizuar dhe po japin kontribut të çmuar që mësimi mos të ndalet dhe fëmijët të mos pësojnë, deklarimi i SBASHK-ut nuk është as i qëlluar e as i duhur, si në formë e aq më pak në përmbajtje.

    Shkollat nuk janë, dhe nuk mund të jenë, institucione arsimore ku gjithçka varet nga mësimdhënësi, e as nuk janë mësimdhënësit punëtor krahu. Që të kemi proces mësimor funksional patjetër duhet angazhim i të gjitha palëve, fakt të cilin e dinë shumë mirë mësimdhënësit. Andaj, përpjekja për t’i nxjerr vlerën monetare gjithçkaje, kur në fakt nuk është as e mundur as e synuar, e transformon kontributin e paçmuar të mësimdhënies në një pazar fruta-perimesh ku “dija dhe edukimi u shitkan me kilogram (!)”.

    Andaj, si prindër, mendojmë se me këto deklarime SBASHK-u po e cenon të drejtën e fëmijëve në një kohë të rëndë e jonormale, po dalin përmbi hierarkinë institucionale arsimore në vend dhe, nëse vazhdohet kështu, do të dëmtohen pariparueshëm ekuilibrat e bashkëpunimit dhe bashkërendimit brenda shkollave.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk është duke i mbajtur...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi nuk pati kuroum për votimin e themelimit të Komisionit Hetimor për...
    Lajme28 Mars 2024
    Partia Demokratike e Kosovës tanimë ka propozuar 9 Qershorin, si datë për zgjedhje të parakohshme në vend. Shefi i grupit parlamentar të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një kompani ka marrë tender sekret 13 herë. Ai ka thënë se në Ministrinë...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur në seancën e sotme të jashtëzakonshme në Kuvend, ku...
    Vip28 Mars 2024
    Ikona e hip-hopit Ledri Vula, njihet për karrierën e suksesshme muzikore. Ai është këngëtar i dashur dhe i pëlqyer në Kosovë dhe...
    Lajme28 Mars 2024
    Derisa në foltoren e Kuvendit të Kosovës po fliste deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, për themelimin e një komisioni hetimor për kontratat...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me statistikat që ai ka publikuar sa i përket zhvillimit...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati është shprehur se ka me qindra kontrata një burimore ku qeveria ka vjedhur miliona, raporton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.