Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar sot se Kosova po planifikon likuidimin e serbëve në veri të Kosovës. Ai ka shkuar aq larg sa ka deklaruar se nuk do të lejojnë askënd të hapë zjarr ndaj askujt, përfshirë ushtarët e NATO-s.
“Unë e di se cilat janë planet, i kërkoj që të mos planifikojnë ta bëjnë këtë, shërbimet tona e dinë se cilat janë planet e tyre! Mos të planifikojnë të arrestojnë askënd në veri… Lutja ime për njerëzit e Kuintit është të mos e bëjnë këtë. Mos t’ju gënjej Kurti, nuk ka pasur të shtëna nga Veriu. Nuk do të lejojmë askënd të hapë zjarr ndaj askujt, madje as NATO-n. Unë i kërkoj që të mos mendojnë ta bëjnë një gjë të tillë”, ka kërcënuar Vuçiq./FrontOnline/