Kronika

Kërcënoi policin për shkak se ia konfiskoi veturën e padoganuar, arrestohet pejani

Kërcënoi policin për shkak se ia konfiskoi veturën e padoganuar, arrestohet pejani
12:06 | 23 Shkurt 2020

Një person është arrestuar, pasi kërcënoi zyrtarin policor, për shkak se ky i fundit ia konfiskoi veturën të cilën e kishte të padoganuar dhe i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti, ka kanosur verbalisht zyrtarët policor derisa i shqiptonin një tiketë kundërvajtje dhe i konfiskonin automjetin e pa doganuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Policia njofton se është duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera