×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Kërcënime serioze; Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse jeni adhurues i ushqimeve të kriposura

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Sipas American Heart Association, ju duhet të konsumoni jo më shumë se 2.300 mg kripë në ditë, çka është ekuivalente me 1 lugë çaji

    Sugjerohet që të zgjidhni kripën himalajane për konsum dhe nëse vuani nga ndonjë sëmundje që përkeqësohet nga një dietë lartë në kripë, sugjerohet të mos e kaloni limitin prej 1.500 mg kripe në ditë.

    Pra çfarë ndodh nëse ju konsumoni gjatë gjithë ditës ushqime të kripura?

    Do të keni më shumë kile

    Kripa bën që ju të mbani më shumë lëngje në trup. Kjo do të reflektohet në zonën e barkut dhe kyçet e enjtura.

    Gjithashtu shumë ushqime të kripura janë plot kalori dhe yndyra të ngopura, çka ju rrezikon ndaj obezitetit.

    Presion i lartë i gjakut

    Presioni i lartë i gjakut sjell shumë pasoja negative për shëndetin.

    Sipas mjekëve, presioni i lartë i gjakut është faktor risku për sëmundjet e zemrës, sidomos kur nuk e keni gjëndjen nën kontroll. Kështu që ju mund të përfundoni të diagnostikoheni si me presion të lartë gjaku, ashtu edhe me sëmundje të zemrës nëse hani veç të kripura.

    Mund të përfundoni me kancer të stomakut

    Ushqimet e përpunuara janë edhe ato më të pasura me kripra dhe elemente të tjerë që mund të kenë impakt negativ pë trupin si zhvillimi i kancerit, shkruan Living.

    Sipas shkencëtarëve, ushqimet e kripura si bacon, salcat e ndryshme janë të pajisur me substanca që mund të shkaktojnë formimin e kancerit. Bazuar në studime të ndryshme, zhvillimi i kancerit të stomakut si rezultat i konsumit të këtyre ushqimeve të pasura me kripëra, është më i pranishëm tek burrat se sa tek gratë.

    Do të keni akoma më shumë dëshirë për të kripura

    E dinit që konsumi i ushqimeve të kripura mund të shkaktojë një rreth vicioz? Sa më shumë ushqime të kripura të fusni në trup, aq më shumë trupi do të kërkojë kripë.

    Arsyeja që qëndron pask kësaj dukurie është se shqisa e të shijuarit mësohet me kripën dhe kohë pas kohe ju do të përfundoni duke konsumuar ushqime dhe pije që përmbajnë shumë kripër për të kënaqur nevojat tuaja për kripë në çdo vakt.

    Nga Rubrika
    Lifestyle11 Shkurt 2025
    Është normale që të gjithë të ndihen të përgjumur herë pas here. Kjo gjendje mund t’i atribuohet edhe hipersomnisë, ose përgjumjes së...
    Lifestyle09 Shkurt 2025
    Të shpeshta janë rastet kur përballemi me infeksionet urinare, dhe të shumtën e rasteve ndjejmë një bezdi në trupin tonë. Urologu Fahredin...
    Lifestyle07 Shkurt 2025
    Dimri, me ditët e shkurtra dhe temperaturat e ulëta, mund të ketë ndikim negativ në humorin dhe energjinë e shumë njerëzve. Por...
    Të tjera
    Vip12 Shkurt 2025
    Reperi Stresi është treguar mjaftë përkrahës për artistin Gjesti. Pas akuzave ndaj Gjestit natën e mbrëmshme, Stresi ka vendosur që t’ia tregojë...
    Vip12 Shkurt 2025
    Ish-banori i “BBVA” Jozi, duket se ka vendosur që t’i bëj një dedikim Loredanes. Pasi mbrëmë u transmetuan disa sekuenca për të...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven....
    Lajme12 Shkurt 2025
    Në këtë situatë, sipas diplomatit kosovar, fjalët më nuk kryejnë punë, por veprat e menjëhershme në ndryshimin e politikës së deritanishme. Ish-ambasadori...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Në seancën e 12 shkurtit, Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi ka përkrahur propozimin e Qeverisë për emërimin...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Analisti kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, ka komentuar deklarimet që ka bërë sot Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.