×
  • Opinione
  • Opinione

    Keqpërdoruesit e Ibrahim Rugovës në Tiranë

    Mero Baze
    05 Shkurt 2023

    Rruga “4 Shkurti” ka qenë emri i rrugës nga Banka e Shqipërisë që vazhdon tek Ura e Lanës e pastaj përshkruan “bllokun deri tek Garda në krah të Universitetit.

    Më 2012 Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Lulzim Basha e zëvendësoi këtë rrugë me emrin “Ibrahim Rugova”, ndërkohë që ekzistonte dhe një rrugë tjetër Ibrahim Rugova afër Fakultetit të Ndërtimit. Ndryshimi i emrit ishte pa diskutim një gjest politik, që përpiqej të injoronte një rrugë që kishte të bënte me viktimat e luftës duke e zëvendësuar me një figurë të shndritshme të kombit shqiptar.
    Natyrisht që rruga që zgjodhi Lulzim Basha për ti vënë emrin “Ibrahim Rugova” ishte më prestigjioze, por duke zëvendësuar rrugën “4 Shkurti”, krijoi një debat kundër Kosovës, që e toksikon mjedisin shqiptar.

    “4 Shkurti” na sjell imazhin e Xhafer Devës, një kosovari bashkëpunëtorë të nazistëve që ka kryer një masakër në Tiranë dhe tjetri imazhin e një pacifisti të palëkundur perëndimor, që arriti të tjetërsoj fatin e çështjes shqiptare për shkak të vendimit që problemin e Kosovës ta zgjidhte si problem të standardeve të Perëndimit. Xhafer Deva ka qenë pa diskutim një shqiptar që mendonte se nazizmi do zgjidhte çështjen shqiptare, por ai ishte një iluzion që ra bashkë me Gjermaninë dhe Italinë fashiste. Ibrahim Rugova është një personalitet kombëtar pikërisht pse ka pasur fuqinë të zbuloj se çështjen shqiptare do ta zgjidhte beteja kundër një regjimi fashist si ai i Serbisë duke qenë aleatë me Perëndimin dhe standardet e shoqërive perëndimore bazuar në liritë dhe të drejtat njerëzore.

    Pra “4 Shkurti” dhe “Ibrahim Rugova” nuk kanë asgjë të përbashkët përveç faktit që të dy këto emra rrugësh na sjellin imazhe të përmbysura për Kosovën në Tiranë.

    Erion Veliaj ka gjetur një zgjidhje “pragmatiste” siç e ka zakon, me shpresë se do ti kënaq të dy palët. Një të katërtën e kësaj rruge, atë nga Banka e Shqipërisë deri tek Shallvaret, rreth 100 metra , aty ku ka zanafillën masakra e 4 Shkurtit, e ka rikthyer në ”identitet”, duke e ndarë Ibrahim Rugovën nga kujtimi i Xhafer Devës me lumin e Lanës në mes. Kështu mendon se është në rregull me të dy palët, por në fakt këtu nuk ka dy palë.

    Ka vetëm një palë që duan të injorohet “4 Shkurti” .
    Nuk është se ka bërë ndonjë gjest kundër Rugovës, pasi pak muaj më parë i ka dhënë pasaportën e Tiranës gjithë familjes Rugova. Por natyrisht që ata që shqetësohen pse po kthehet kujtimi i një masakre të luftës, nuk mohojnë dot autorët e masakrës e bëjnë sikur u dhimbset shkurtimi 100 metra i rrugës Irbahim Rugova.

    Në fakt debati është a duhet të ketë a jo një rrugë me emrin “4 Shkurti” në Tiranë. Nëse duhet të ketë, ajo nuk mund të jetë në ndonjë vend tjetër përveçse aty ku ka ndodhur masakra.
    Ibrahim Rugova i bën nder çdo rrugë në Tiranë, madje dhe një pjese të Bulevardit apo rrugëve më dinjitoze. Nuk kishte pse përdorej për të fshirë një histori të dhimbshme shqiptare.
    Por ai është keqpërdorur dy herë në këtë histori. Një herë kur u përdor për ta hequr fare emrin e 4 Shkurtit, dhe për ta mbuluar me shkëlqimin e tij, dhe tani që bëjnë sikur u dhimbset Ibrahim Rugova atyre që sa ishte gjallë nuk kanë folur me gojë .
    Mendoj se i vetmi gabim është që rruga “4 Shkurti” dhe “Ibrahim Rugova” janë vazhdim i njëra tjetrës. Por nuk është ratsi i vetëm.Këtu Rruga “Hasan Prishtina” kryqëzohet me Bulevardin “Ahmet Zogu” dhe Rruga “Avni Rustemi” me atë Toptani. Kjo tregon se sa pak histori dhe sa shumë qoka ka me emrat e rrugëve në Tiranë.

    Ibrahim Rugova nuk ka asnjë lidhje me historinë e nazizmit. Ai do të mbetet udhëheqësi më properëndimor i botës shqiptare, i cili në qendër të kauzës së vet vendosi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kauza e tij është kauza më antinazifashiste në botën shqiptare, pasi me atë kauzë ai mundi dhe fashizmin serb.

    “4 shkurti” na kujton një pasojë nga nazizmi qoftë ky dhe nazizmi shqiptar ndërsa Ibrahim Rugova na kujton një triumfues mbi fashizmin serb.

    Përdorja e tij si mish për top, një herë për të injoruar një pasojë të nazizmit dhe një herë për të bërë sikur i dhimbset Ibrahim Rugova është keqpërdormi i rradhës nga ata që nuk patën kurrë respekt sa ishte gjallë dhe e luftuan po aq sa Milosheviçi dhe në të njëjtën kohë me të. Ndaj është mirë të heshti sidomos urrejtësi i tij i madh Sali Berisha .

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Opinione23 Prill 2024
    Shkruan Hisen Berisha  Pas dështimit të serbëve për të realizuar të drejtën e tyre politike për të zgjedhur kryetarët e tyre në...
    Opinione22 Prill 2024
    Nga: Ben Andoni  Bojkoti i djeshëm serb i zgjedhjeve në Veri ishte krejt i dukshëm dhe i pritshëm, por ajo la një...
    Opinione21 Prill 2024
    Opinion nga Ramiz Lladrovci Të jesh nga Gllanasella, nuk është aspak e lehtë. Është fshat që ka dhënë kontribut të madh për...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori i ekonomisë dhe ish-deputeti Muhamet Mustafa, e ka komentuar vendimin e Parlamentit Evropian që serbëve të Kosovës të cilët kanë pasaporta...
    Lajme23 Prill 2024
    Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën për vitin 2023 është thënë se Kosova ka probleme...
    Vip23 Prill 2024
    Këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi tashmë e ka gati projektin e ri muzikor. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar mbi raportin e DASh-it duke vënë në pah pikat e theksuara nga...
    Sport23 Prill 2024
    Interi është kampioni më i ri i Serie A, duke fituar titullin e 20-të pesë javë para përfundimit të kampionatit. “Nerazzurët” mposhtën...
    Vip23 Prill 2024
    Këngëtarja e famshme, Dhurata Dora, ka një surprizë për fansat e saj. Ditën e sotme ajo ka bërë publike datën e lansimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.