×
  • Lajme
  • Lajme

    Keqpërdorimet gjatë pandemisë nuk do të amnistohen

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga coronavirusi ende nuk ka nisur punën konkrete me hetime apo edhe intervistimin e personave ku dyshohet se gjatë kohës së pandemisë, deri sa ishte Qeveria Kurti, ka pasur mosmenaxhim të duhur të situatës.

    Komisioni deri më tash është takuar dy herë dhe gjatë kësaj jave pritet të takohet sërish.

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës, madje kanë shprehur dyshime se në atë kohë ka pasur edhe keqpërdorime të parasë publike.

    Inspektorati Sanitar ka shqiptuar qindra gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19

    Komisioni u formua më 4 qershor me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka për qëllim hulumtimin, konstatimin, qartësimin e asaj se çfarë ka ndodhur dhe të përcaktimit të përgjegjësisë së atyre që kanë qenë të përfshirë në menaxhimin e situatës së pandemisë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

    Komisioni gjatë mandatit të tij, ka paraparë kryerjen e punës në tri faza kryesore atë të hetimeve, vlerësimin e hetimeve, dhe përgatitjen e një raporti përfundimtar që do të prezantohet në Kuvend.

    Kryetarja e këtij komisioni, deputetja Mimoza Kusari – Lila, anëtare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se pas vlerësimeve që do të behën dhe hetimeve, do të kuptohet se cilat vendime ishin të drejta dhe cilat vendime ishin të gabuara.

    “Dilemat e para kanë qenë në raport më listën e të ftuarve, është një listë mjaft e madhe e mbushur me zyrtarë të niveleve të ndryshme, prej nivelit politike si ish-kryeministri e deri te niveli i ekspertëve të cilët do të ftohen në komision për intervistim në raport me vendimet e marra të qeverisë në menaxhimin e pandemisë”, tha Kusari – Lila.

    Bekim Haxhiu, anëtar i komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës, konsideron se puna e komisionit nuk po vazhdon siç shprehet ai, nga vet neglizhenca e kryetares së këtij komisioni.

    Haxhiu thekson se dyshimet për keqmenaxhim gjatë pandemisë janë të bazuara.

    “Dyshimet janë të bazuara për keqmenaxhimi gjatë kohës se pandemisë edhe në qeverinë Kurti, por se edhe në rast të keqpërdorimeve edhe në qeverinë Hoti nuk mundet askush me i amnistuar. Nuk do të amnistohet asnjë keqbërës. Gjithashtu edhe keqpërdorimet dhe blerja abuzive e barnave gjatë kohës së pandemisë duhet të marin një përgjigje”, tha Haxhiu.

    Gjatë fazës së hetimeve thuhet se komisioni do të bëjë mbledhjen e provave përmes sigurimit të dokumenteve nga institucionet relevante.

    Do të shikohen dhe hetohen veprimet e qeverisë, menaxhimi dhe funksionimi i Qendrës së Karantinës si dhe themelimi, menaxhimi dhe funksionimi i Qendrës së Studentëve të shpallur “zonë karantinë”, përfshirë listën e personave të pranuar dhe të liruar nga kjo qendër dhe shërbimet shëndetësore.

    Po ashtu, do të hetohet rasti i vdekjes tragjike të studentit Agon Musliu. Në planin e veprimit të komisionit thuhet po ashtu se edhe masat dhe veprimet e marra nga Qeveria e Kosovës për të sanuar dëmet në fushën e ekonomisë dhe punësimit do tw shikohen.

    Ky komision do të angazhojë ekspertë të fushës për të bërë vlerësimin dhe krahasimin e situatës së pandemisë në disa shtete tjera, të ngjashme me strukturën demografike dhe nivelin e zhvillimit të Kosovës.

    Mirëpo, edhe pse ky komision ende nuk ka nisur siç duhet të veprojë për shkak të situatës së pandemisë, kanë dalur kërkesa se puna e komisionit duhet të zgjerohet dhe të hetohen edhe veprimet dhe vendimet e qeverisë aktuale.

    “Në komision është shtruar dhe natyrisht si e arsyeshme është argumentuar që kërkesa se duhet të vazhdohet me procesin e hetimit edhe në qeverinë Hoti, për faktin se piku i pandemisë dhe numri më i madh i rasteve, por edhe vdekjeve ka ndodhur në ketë qeveri”, tha Kusari Lila.

    Rastet e kontaktit obligohen të furnizojnë familjarët e tyre me barna në QKUK

    Por, anëtari i këtij komisioni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ilir Ferati, tha se për veprimet e komisionit duhet respektohet dispozitat ligjore dhe nuk duhet të mendohet në format të tjera për zgjerimin e kompetencave.

    Ai tha po ashtu se nuk duhet të ketë paragjykim për veprimet e ministrave të qeverisë aktuale se mund të përbejnë çështje për hetime parlamentare.

    “Çështja është se dispozitat dhe ligjet në fuqi mbi komisionet hetimore e përcaktojnë saktë se fushëveprimtaria e komisionit mund të zgjerohet vetëm me propozimin e iniciuesit . Nëse iniciuesi nuk propozon ose nuk pajtohet me zgjerimin e fushëveprimeve, kryetarja e komisionit nuk mund të zgjerojë fushëveprimin, as të kthehet në kohë e as të vazhdojë përpara për qeverinë e tashme Hoti”, tha Ferati.

    Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën plenare më 4 qershor, me propozimin e deputetes Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës, parti kjo në opozitë, e mbështetur nga deputetë tjerë, pati marrë vendim për themelimin e Komisionit Hetimor. Për themelimin e këtij komisioni, kishin votuar 74 deputetë. /rel/FrontOnline/

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Kronika18 Prill 2024
    Brenda pesë ditëve ndodhën dy ngjarje tragjike në Kosovë. Dy gra u privuan nga jeta prej bashkëshortëve, njëra në Ferizaj e tjetra...
    Lajme18 Prill 2024
    Sot në Kuvendin e Kosovës do të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore...
    Lajme18 Prill 2024
    Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkimi Europian ka konfirmuar se takimi i radhës në nivel të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë pas mesnate, raporton EMSC. Epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në...
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Serbia është cilësuar si kërcënim kryesor në tri vende të Ballkanit Perëndimor sipas qytetarëve të tyre. Ky përfundim është nxjerrë nga anketa...
    Lajme17 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq është shprehur sot e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pavarësisht se Presidenti i Serbisë...
    Lajme17 Prill 2024
    Deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci, bllokimin e qindra qytetarëve në pikat kufitare nga autoritetet serbe, e ka cilësuar si sinjal pasqyrues...
    Lajme17 Prill 2024
    Ambasadori dhe përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës (KiE), Dastid Koreshi, ka vlerësuar se një koordinim i jashtëzakonshëm dhe punë intensive...
    Lajme17 Prill 2024
    Avokatja Emira Gavazaj-Gashi tha se ka gra që pasi e paraqesin rastin e dhunës familjare, pas një dite i kërkohet të tërhiqet....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.