[wp-story]

Bota/Rajoni

Keni vetëm 2 orë kohë për të shpëtuar, zbardhet misteri i helmimit nga prushi, vdekja që ndau çiftin nga Librazhdi

Keni vetëm 2 orë kohë për të shpëtuar, zbardhet misteri i helmimit nga prushi, vdekja që ndau çiftin nga Librazhdi
20:58 | 16 Dhjetor 2019

Djegia jo e plotë e karbonit prodhon monoksid karboni, i cili lidhet fort me hemoglobinën, duke ulur me shpejtësi aftësinë e gjakut për të dhënë oksigjen në trup. Kjo çon pa mëshirë drejt vdekjes për shkak të hipoksisë së shkaktuar nga helmimi me CO-në.
LIBRAZHD– Vdekja misterioze e një 19-vjeçareje vetëm 5 ditë pasi ishte martuar ka qënë një nga ngjarjet më të komentuara të javës së fundit. Rezarta Hajdari, e sapomartuar, kishte shkuar që të flinte si çdo natë bashkë me bashkëshortin e saj 27-vjeçar, Olsin. Për të ngrohur ambientin, çifti kishte zgjedhur që të përdorte një mangallë me qymyr.

Një veprim, i cili i kushtoi jetën të resë, e cila ishte pa fat ndryshe nga bashkëshorti i saj, që shpëtoi. Pasi u përmend, Olsi tregoi se nuk ishin vetëhelmuar dhe se ishte mangalla me qymyr, “vrảsësja” e personit të tij të zemrës.

Efekti i qymyrit në një vend të mbyllur është i njohur dhe ka marrë shumë jetën e shumë personave që nuk e kanë ditur ‘vetinë’ e tij vrastare. Por nuk mungojnë as rastet kur është përdorur për vetëvrasje apo për tortura ç’njerëzore.

Vdekja ndodh pasi gjatë djegies, qymyri lëshon monoksidin e karbonit, duke e bërë sasinë e çliruar vrastare. Teksa digjet qymyrguri, përqendrimi i monoksidit të karbonit (CO) gradualisht rritet. Për shkak të toksicitetit të tij dhe minimizimit të oksigjenit, përqendrimi i CO në ajër mund të jetë fảtal nëse thithet gjatë një periudhe kohe prej 2 orësh.

Djegia jo e plotë e karbonit prodhon monoksid karboni, i cili lidhet fort me hemoglobinën, duke ulur me shpejtësi aftësinë e gjakut për të dhënë oksigjen në trup. Kjo çon pa mëshirë drejt vdekjes për shkak të hipoksisë së shkaktuar nga helmimi me CO-në.

Simptomat tipike të helmimit të monoksidit të karbonit janë dhimbja e kokës, vjellja dhe takikardia. Një person që i mbijeton këtij helmimi ka nevojë për kujdes intensiv në mënyrë që trup t’i rikthehet sasia e nevojshme e oksigjenit në gjak. Në rastin më të keq, një i hèlmuar me CO mund të përfundojë me dëmtime në tru.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera