×
  • Lajme
  • Lajme

    “Keni thënë se jeni personi më i urryer në Kosovë”: Hallakamë në KQZ, Daka del nga mbledhja

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Është mbyllur nën tensione mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Kjo pas deklaratave të përfaqësuesit të VV’së në KQZ, Alim Rama. Ai tha se video-mesazhi për tu bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, nuk duhet të bëhet nga një person që e ka humbur kredibilitetin dhe që e konsideron veten person të urryer.

    “Ju vet kryesuese keni deklaruar se jeni personi më i urryer në Kosovë. Nuk po e shoh të arsyeshme që tash video-ftesa të bëhet nga një person që e ka humbur kredibilitetin. Unë kisha kërkuar që KQZ’ja si e tërë të bëj thirrje votuesve për zgjedhje”, ka thënë Rama.

    Pas kësaj deklarate të përfaqësuesit të VV’së reagoi edhe Daka.

    “A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse kam deklaruar ashtu”, ka thënë Daka.

    Në ndërkohë Rama, tha se ajo vet e ka pranuar një gjë të tillë , përgjigje pas së cilës, Daka bashkë me anëtarët e tjerë e lëshuan sallën dhe braktisën mbledhjen e KQZ’së., shkruan Gazeta Express.

    “Po sepse ju vet votuat që mos t’ia lejoni qytetarëve që të votojnë të shtunën apo ti dërgojnë votat të shtunën”, ka thënë Rama.

    Ndërsa pas lirimit të mbledhjes, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Sami Kurteshit, i cili këtë veprim të Dakës dhe të tjerëve e ka cilësuar mënyrë qyqare.

    “Kjo është mënyrë qyqare e mbylljes së një mbledhje. Është një pyetje që u bë. Nëse e bën një pyetje atëherë duhet ta dëgjosh përgjigjen. Ti vet ke deklaruar që je personi më i urryer”, ka thënë Kurteshi.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Komanda Rajonale Perëndimore e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, organizoi dje një konferencë për sigurinë për aksidentet rrugore në kampin “Villaggio...
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se pas dështimit të procesit të votimit në katër komunat veriore me shumicë serbe për largimin...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka vlerësuar se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejta të...
    Të tjera
    Kronika23 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë në Gjilan, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me prindërit e tij i kishte kanosur...
    Kronika23 Prill 2024
    Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Kaçanik pasi që ishte therur me thikë. Sipas policisë, lëndimi dyshohet të ketë ardhur pas...
    Kronika23 Prill 2024
    Ka vdekur dje një grua në Rahovec. Sipas familjarëve të saj ajo është rrëzuar nga një lartësi prej 1.5 metra. Me vendim...
    Kronika23 Prill 2024
    Një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete në Vushtrri. Sipas policisë, në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor...
    Kronika23 Prill 2024
    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut...
    Kronika23 Prill 2024
    Dy policë kanë pësuar lëndime trupore gjatë protestës së djeshme në Gllarevë, ku disa persona kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë-Pejë. Lidhur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.