[wp-story]

Bota/Rajoni

Këngë, volejboll dhe shumë buzëqeshje, Kim Jong Un argëtohet me ushtaret

Këngë, volejboll dhe shumë buzëqeshje, Kim Jong Un argëtohet me ushtaret
17:10 | 15 Janar 2020

Televizioni Shtetëror Koreano-Verior ka ofruar një tjetër video të jashtëzakonshme të liderit Kim Jong Un, i cili argëtohet me pjesëtaret femra të ushtrisë së tij.

Video, sipas televizionit shtetëror, është xhiruar në 10 janar, tregon ushtaret të cilat këndojnë plot patos për liderin, ndërsa zhvillojnë edhe një ndeshje volejbolli për nder të tij.

Nga ana tjetër, Kim, duket i qeshur ndërsa duartroket performancën e ushtareve. Ai u dhuroi secilës prej tyre nga një palë dylbi dhe nga një pushkë automatike. Video mbyllet me pamjet e vajzave të mallëngjyera të cilët përshëndesin liderin teksa largohet.

Në ditët e para të vitit, televizioni shtetëror publikoi pamjet e Kim duke u ngjitur mbi një kalë të bardhë në malin e shenjtë Paektu, bashkë me gruan dhe një shpurë ushtarakësh.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera