Gjuha:
×
  • Vip
  • Vip

    Këngë për të mos u humbur, Kanita vjen me një super hit në Oriental House

    FrontOnline
    24 Mars 2023

    Këngëtarja dhe artsistja e njohur nga Maqedonia e Veriut, Kanita Suma, ka publikuar këngën e saj të radhës e titulluar “Alone”.

    Pa dyshim një super hit i punar nga “Deda Music”, Deard Sylejmani, ndërsa me teskt të shkruar nga vetë artistja.

    Për vijat melodike është përkujdesur Liro derisa kjo këngë është duke synuar tregn ndërkombëtar sikurse edhe kënga tjetër e Kanitës, “Don’t let me go” që tashmë numëron mbi 100 milion shikime në të gjitha platformat online  e po vazhdon të dëgjohet në të gjithë botën.

    Mirëpo këto nuk do të jenë projektet e vetme të Kanitës të cilat po synojnë audiencën në botë, zemrat e të cilave tashmë vetëm i ka fituar me këngën “Don’t let me go”.

    Për Gazetën Infokus, Kanita ka treguar se është duke punuar dhe së shpejti do të vijë me një këngë të re në shqip, e po të njëjtit zhanër, por edhe me instrumente tradicionale të lidhura me modernen që pritet të vijë në muajin qershor.

    Kujtojmë se Kanita qysh në moshë të re është marrë me muzikë ku ka fituar një sërë çmimesh në projekte televizive dhe ka marrë pjesë në festivale të njohura shqiptare.

    Kanita Suma ka lindur më 26 korrik 2001 në një familje shqiptare në qytetin e Shkupit, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, aktualisht Maqedonia e Veriut.

    Në moshën njëmbëdhjetë vjeçare, Kanita mori vëmendje ndërsa mbajti audicione për serinë e dytë të X Factor Albania më 2012 dhe përfundoi në vendin e katërt.

    Ajo vazhdoi karrierën e saj muzikore dhe mori pjesë në Kënga Magjike në dy raste, më 2014 dhe 2018.

    Në vitin 2019, ajo mori pjesë në konkursin para-përzgjedhës Festivali i Këngës, në mënyrë që ta përfaqësonte Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës 2020 me këngën “Ankth”.

    Në janar të vitit 2020, u publikua kënga “Fllad” dhe arriti numrin e shtatëdhjetë e tetë në Shqipëri.

    Në vazhdim po ju lëmë të shijoni tingujt e kësaj kënge që po kalon kufijtë e shqiptarisë.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Vip29 Maj 2023
    Dy aktoret e njohura shqiptare, Adriana Matoshi, njëherish deputete e Kuvendit dhe Arjola Demiri, janë shoqe shumë të mira me njëra-tjetrën. Përveç...
    Vip29 Maj 2023
    Afrona Dika po shijon pushimet me të dashurin e ri, ku edhe për herë të parë ndau një fotografi me të dashurin...
    Vip29 Maj 2023
    Fituesi i ‘Big Brother VIP’ Luiz Ejlli është personazhi i momentit në showbizit shqiptar. Rrjetet sociale të këngëtarit numërojnë me qindra mijëra...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2023
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë...
    Lajme29 Maj 2023
    Pas përleshjeve në veri mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, nën arrest po mbahen të paktën tre persona. Përmes burime nga...
    Lajme29 Maj 2023
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara, duke i bërë thirrje...
    Lajme29 Maj 2023
    Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se shihet qartë që protestat në veri janë të dhunshme dhe të udhëhequra nga bandat e njohura...
    Lajme29 Maj 2023
    Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë i ka dënuar fuqishëm sulmet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, pjesëtarëve të EULEX-it dhe...
    Lajme29 Maj 2023
    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.