Pak më parë Front Online ka raportuar për një aksident, ku një këmbësorë është goditur në zebra apo vendkalimin për këmbësorë nga një veturë.
Lidhur me këtë rast zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për Front Online.
Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21 ku këmbësori ka marrë lëndime dhe i njëjti është dërguar në trajtim mjekësorë.
“Sot rreth orës 21:00, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti më tutje ka shtuar se ky rast po trajtohet nga njësia e trafikut rajonal.
“Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë ajo. /Front Online/
Lexo edhe: