Kronika

Këmbësori goditet në zebra nga një veturë në Prishtinë

Këmbësori goditet në zebra nga një veturë në Prishtinë
21:10 | 08 Qershor 2021

Një person është goditur në zebra nga një veturë derisa po e kalonte rrugën, raporton Front Online.

Personi u godit nga vetura në rrugën “Hava Shala”, në Prishtinë mbrapa Teatrit Kombëtar.

Në vendngjarje kanë arritur autoambulanca dhe policia të cilët janë marrë me rastin.

Nuk dihet për gjendjen e të aksidentuarit apo si erdhi deri te kjo ndodhi.

Front Online ka kontaktuar policinë për të marrë më shumë detaje dhe është në pritje të informatave zyrtare. /Front Online/

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera