[wp-story]

Lajme

Kelmendi nuk e përjashton largimin nga LDK-ja

Kelmendi nuk e përjashton largimin nga LDK-ja
22:55 | 05 Shtator 2019

Ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka folur rreth ofertave nga partitë e tjera politike, duke shtuar se nuk e di nëse do të jetë pjesë e listës për deputet ose jo.

“Nuk kam qenë kundër koalicionit LDK-VV. I kam thënë edhe zotit Mustafa që të mos ketë vija të kuqe ndaj asnjë partie”, ka shtuar Kelmendi.

Tutje Klemendi nuk është deklaruar nëse do të bëhet pjesë e listës për deputet nga LDK-ja ose ndonjë partie tjetër.

“Nuk e di nëse do të jem pjesë e listës për deputet, unë i kam parimet e mija për zhvillimin e Kosovës. Nuk po mund të kërkojë shumë nga LDK-ja pasi ka një realitet të ri në LDK me emërimin e Vjosa Osmanit për kryeministre”, tha ai

Afaristi ka thënë se Vjosa Osmani nëse fiton garën zgjedhore e ndërton ekipin e saj me të cilin do të ndërtojë politikat zhvillimore.

“Unë i kam tregua zotit Mustafa se unë nuk mund të jem deputet i thjeshtë kjo pasi nuk di se çfarë të iu premtoj elektoratit tim për të katërtën herë me radhë, pasi nëse bëhen institucionet nuk e di nëse mundem t’i realizojë ato që ua kam premtua”, ka thënë Kelmendi në RTV Dukagjini.

Ramiz Kelmendi i pyetur nëse do të largohet nga Lidhja Demokratike është deklaruar se edhe mund te largohet. Kelmendi për tri herë ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera