×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK-u tejkalon planin për gjashtëmujorin e parë të këtij viti

    FrontOnline
    30 Korrik 2021

    Me gjithë sfidat e shumta që i solli pandemia COVID-19, falë angazhimit të punëtorëve dhe menaxhmentit të Korporatës Energjetike të Kosovës është arritur që të tejkalohet plani për gjashtë muajt e parë të këtij viti.

    “KEK-u ka arritur këtë vit që të tejkaloj planin e prodhimit të energjisë elektrike për 2%. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është realizuar prodhimi prej 3 milionë e 320 mijë megavat orë energji elektrike, ndërsa këtë vit është prodhuar 3 milionë e 390 mijë megavat orë energji elektrike. Gjithashtu sa i përket edhe prodhimit të thëngjillit, është tejkaluar plani për 1%. Në gjashtëmujorin e parë ka qenë planifikuar të prodhohet 4 milionë e 250 mijë tonë thëngjill, ndërsa është realizuar 4 milionë 300 mijë tonë thëngjill, ka thënë Përparim Kabashi, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.

    Gjatë kësaj periudhe KEK-u ka vazhduar të dëshmoj se është faktor stabiliteti në sektorin e energjisë, si dhe njëra ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit, duke qenë prodhuesi kryesor i energjisë elektrike me të cilën arrihet të mbulohet me 94% konsumi vendor.

    Sipas marrëveshjes për Furnizim me Shumicë me tri kompani, KEK-u ka arritur që të ketë sukses edhe në rritjen e sasisë së eksportit të energjisë nga e cila ka pasur edhe rritje të të hyrave.

    “Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janë realizuar të hyra prej 21 milionë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në të cilën janë realizuar 12 milionë euro, është një rritje prej 74%. Vlen të theksohet se çmimi mesatar i eksportit të energjisë elektrike të realizuar në vitin e kaluar ka qenë rreth 24 euro për megavat orë, ndërsa ky çmim gjatë këtij viti, ka qenë rreth 50 euro për megavat orë”, ka thënë tutje ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Përparim Kabashi.

    Ai ka bërë të ditur se është në proces remonti kapital i njësisë A4 të Termocentralit Kosova A dhe që i njëjti do të kthehet në operim brenda shtatorit.

    Pastaj është duke u bërë remonti kapital i Ekskavatorit E 9-B, i cili do të përfundoj në javën e dytë të dhjetorit.

    Po ashtu në proces janë remontet e rregullta vjetore të njësive gjeneruese të dy termocentraleve TC Kosova A dhe TC Kosova B, të cilat ndihmojnë në operimin më të sigurt të tyre, dhe në realizimin e planeve të prodhimit.

    https://www.facebook.com/watch/?v=290671912809024

     

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të Mitrovicës, 25 vjet më parë. Ndër të tjera Kurti thotë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa ka përshkruar si shumë të rëndë situatën ekonomike në vend bile ai ka shkuar aq...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ka dështuar për të tretën herë, nisja e gjyqit të themelit për 19 të pandehurit në dosjen e ashtuquajtur si “Plumbi i...
    Sport19 Prill 2024
    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës të premten ka shpallur dënimet për të përfshirët në kurdisjen e...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Atalantën në UEFA Europa League  në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpoolit, aty ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.