×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS: Po punojmë që të rikthejmë energjinë elektrike në rajonin e Dukagjinit

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2020

    KEDS-i, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se po punojnë që të rikthejnë energjinë elektrike për të gjithë konsumatorët në rajonin e Dukagjinit.

    Sipas KEDS-it, kushtet atmosferike të cilat kanë filluar të rëndohen ditëve të fundit në rajonin e Dukagjinit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin energjetik në atë pjesë, ku për pasojë konsumatorët që furnizohen nga daljet e afektuara nga erërat kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

    Më të goditurat ishin Peja e Deçani. Si pasojë e erërave të fuqishme dhe faktorëve tjerë atmosferik janë rrëzuar shumë shtylla elektrike, sikurse janë këputur shumë përçues dhe dhe dëmtuar stabilimente tjera përcjellëse.

    “KEDS menjëherë ka mobilizuar dhe angazhuar dhjetëra ekipe të cilat kanë dalur në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara dhe për të rikthyer furnizimin me energji elektrike në kohën më të shpejt të mundshme për banorët e zonave të afektuara. Kushtet klimatike në zona të thella malore, si Rugova apo disa zona më të thella të Deçanit po e vështirësojnë punën në maksimum, pasi atje ka edhe borë. KEDS pos punëtorëve të këtij rajoni, ka dërguar menjëherë edhe ekipe shtesë nga rajonet tjera të Kosovës që t’u dalin në ndihmë për ti sanuar sa më shpejtë prishjet”, thuhet nga KEDS-i.

    Prishjet në nivelin e tensionit të Mesëm pritet të sanohen komplet deri sonte në mbrëmje.

    KEDS kërkon nga qytetarët që nëse shohin ndonjë anomali në rrjetin elektrik të mos i afrohen, por të lajmërojnë menjëherë KEDS-in përmes kanaleve të komunikimit, sidomos në numrin e Qendrës së Thirrjeve 0800 791 00.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Pas arrestimit të dy të rinjve në Schaffhausen, të dyshuar si bashkëpunëtorë të rrjetit terroist ISIS, dalin në dritë detaje të reja...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra në Ferizaj e raportuan se i ka kanosur verbalisht. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme19 Prill 2024
    Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut për FrontOnline thotë se nuk do të ketë sukses votimi i 21...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    SHBA-së iu thanë planet e Izraelit për të goditur Iranin, por ata nuk e miratuan veprimin, thonë zyrtarë të cilët deshën të...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”. “Kryeministri i Republikës...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendësdrejtori, Dejan Jankoviq nga autoritetet serbe mund të jetë intervistuar për...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë listën e ndryshuar të qendrave të votimit për organizimin e votimit “për” apo “kundër”...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojë sot para Komisionit për Integrime Evropiane. Ky komision do të mblidhet...
    Lajme19 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me tetë vota për dhe dy abstenime kishte votuar rekomandimin që më 21 prill të votohet për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.