×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS po investon afër 1 milion euro në Pej

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Sikurse edhe në qytete tjera, KEDS po vazhdon të investojë me të madhe në modernizimin e rrjetit edhe në Pejë. Mbi 12 mijë konsumatorë do të kenë rrjet modern dhe të standardeve më të larta.

    KEDS ka bërë të ditur se vetëm sivjet, janë ndarë afër 1 milion euro nga të cilat do të realizohen mbi 22 projekte. Në rrjetin e tensionit të ulët dhe të mesëm do të shtrihen mbi 7 mijë metra kabllo dhe do të zëvendësohen mbi 100 shtylla të vjetra me shtylla të reja betoni. Në disa lokacione, shtyllat do të largohen tërësisht ndërsa rrjeti do të vendoset nën tokë.

    “Përmes këtyre investimeve, po mundësohet modernizimi i tërësishëm i rrjetit në mënyrë që konsumatorët të marrin shërbime kualitative dhe të sigurta të energjisë elektrike”, thotë KEDS-i.

    KEDS edhe gjatë viteve të kaluara ka investuar në shumë projekte në Pejë. Në vitin 2019, KEDS kishte përfunduar instalimet e reja dhe moderne të linjave 35kV ndërkaq në Deçan kishte përfunduar punimet e vendosjes së kabllos alternative, duke krijuar stabilitet dhe siguri shumë më të madhe të furnizimit me rrymë për konsumatorët në rast të ndonjë prishje.

    Këto investime janë jetësim i përkushtimit të KEDS-it që të jetë sa më afër qytetarëve të Kosovës dhe të përmirësojë në vazhdimësi shërbimet për ta. Sot, 7 vjet pas, KEDS ka investuar rreth 150 milionë euro dhe qindra mijë konsumatorë kanë shërbime dukshëm më kualitative dhe jetë më të mirë.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Janë bërë 4 vite prej se Kosova ka siguruar njohjen e fundit ndërkombëtare, e cila ka ardhur nga shteti i Izraelit. Kjo...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca, njëra do të jetë vazhdim i seancave me pika të tjera, ndërsa tjetra...
    Të tjera
    Vip04 Dhjetor 2024
    Gjesti është përballur me një situatë të sikletshme, në një moment kur i janë shqyer xhinset. Megjithatë këtë moment ai e ktheu...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në vendin tonë, janë cak i hajnave dhe kryesisht ka pasur raste të vjedhjeve të...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të shkoj për vizitë në Sarajevë por ende nuk dihet se me cilët zyrtarë shtetëror...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Sindikata e Arsimit ka protestuar duke kërkuar nga Ministria e Arsimit nënshkrim të kontratës kolektive, rritje të pagave të mësimdhënësve, e nisje...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sulmin që kryeshefi ekzekutiv i “Ibër Lepencit”, Faruk Mujka ka bërë kundër gazetares, Mimoza...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës nuk përjashton mundësinë që vendi të jetë sërish cak i ndonjë sulmi të ri. Ajo konfirmoi se me me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.