×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEDS po aftëson për siguri në punë nxënësit e 69 shkollave profesionale

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Në kuadër të javës evropiane për siguri dhe shëndet në punë, KEDS ka filluar aftësimin për siguri në punë për nxënësit e shkollave të mesme teknike-profesionale. Tashmë, ekspertët e kompanisë u kanë dhënë njohuri të vlefshme nxënësve të shkollave në Mitrovicë, Drenas, Ferizaj e Kaçanik. Këta nxënës llogaritet që shumë shpejt mund të hyjnë në tregun e punës, prandaj KEDS është fokusuar pikërisht aty.

    Që nga e hëna, kur edhe filloi java e sigurisë, trajnerët profesional të kompanisë kanë filluar t’iu ligjërojnë atyre bazuar në materiale të përgatitura enkas për ta. Zekirja Baftiu, Drejtor i shkollës së mesme profesionale Feriz Guri dhe Vëllezërit Caka në Kaçanik u nda mjaft i kënaqur me ligjërimin e realizuar nga KEDS derisa tha se nxënësit e kësaj shkolle kanë arritur të tregojnë sukses edhe në fushën profesionale duke u angazhuar si punëtor të KEDS.

    “Vizita e sotme nga KEDS, ku u ligjërua për sigurinë dhe shëndetin në punë ishte shumë e mirëseardhur për nxënësit tanë. Përmes ligjëratave të tilla, ata arrijnë që të aftësohen me njohuri të reja nga ekspertë të fushës së sigurisë dhe shëndetit, duke qenë kështu të gatshëm për tregun e punës.”

    Ai shtoi se bashkëpunimi me KEDS ka bërë që të rritet interesimi për nxënësit të cilët ende nuk kanë ndarë mendjen se ku të orientohen në shkollim të mëtutjeshëm. “Që kur KEDS ka filluar të marrë në punë nxënës të shkollës tonë përmes KEDS Akademisë, ka pasur interesim të shtuar të nxënëseve për të vazhduar shkollimin e mesëm në shkollën tonë.”- përfundoi Baftiu.

    Mjaft i kënaqur me ligjëratën e sotme u nda edhe nxënësi i vitit të fundit të kësaj shkolle, Flakron Tusha. “Ligjërata e sotme na mundësoi të marrim njohuri të reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Krahas asaj që kemi mësuar deri më sot në shkollën tonë, ligjëruesit e KEDS na informuar me praktika të reja dhe mjaft të nevojshme sesi duhet të ruhemi dhe të kemi kujdes kudo që veprojmë”. – tha Flakroni.

    Me qëllim të rritjes së sigurisë edhe për fëmijët, KEDS ka përgatitur gjithashtu një broshurë me skica të detajuara për sigurinë e tyre ndaj kontaktit me energjinë elektrike si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.

    KEDS është kampione e organizimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke bërë avancime gjigante gjatë viteve të fundit, duke trajnuar e certifikuar në atë aspekt secilin punëtor të terrenit me moton: zero aksidente në punë. Si rrjedhojë, kompania ka krijuar një ekip profesionistësh, një qendër moderne të trajnimit dhe përvojë të madhe e cila po kërkohet madje edhe nga vendet e rajonit.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Ekonomi24 Prill 2024
    Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e Kosovës sipas të dhënave të publikuara nga...
    Ekonomi23 Prill 2024
    Drejton Bankën Qendrore të Kosovës, e cila i mbikqyrë bankat komerciale, institucionet mikrofinanciare dhe kompanitë e sigurimeve. Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili...
    Ekonomi22 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për parandalimin e korrupsionit. Bislimi ka deklaruar tri banesa, njëra në vlerë...
    Të tjera
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë ne Rahovec, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjeton që...
    Lajme24 Prill 2024
    Lidhur deklaratën e Ramush Haradinajt për gatishmërinë e tij për koalicion, Betim Gjoshi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tha për...
    Kronika24 Prill 2024
    Të martën është arrestuar një person në Gjykatën Themelore, dega Fushë Kosovë. Ai i kishte fyer gjyqtarin, prokurorin dhe policët, dhe pas...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës në raportin e fundit ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë Kosovën janë arrestuar 18 persona...
    Kronika24 Prill 2024
    Në Pejë është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta ka kryer veprën e lart-cekur sulm ndaj bashkëshortit...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që, dyshohej që kishin sulmuar fizikisht...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.