×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS me rrjet modern në lagjen Qafa

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    KEDS po investon fuqishëm edhe në lagjen Qafa të Prishtinës. Mbi 2 mijë konsumatorë të kësaj lagje, duke përfshirë edhe dhjetëra biznese do të kenë rrjet kompatibil me rrjetet më të avancuara evropiane dhe furnizim shumë më cilësor të energjisë elektrike.Rrjeti i instaluar aty dekada më parë pothuajse ka përfunduar jetëgjatësinë e tij.

    Me rritjen e numrit të banorëve në këtë lagje është rritur edhe kërkesa për energji elektrike. Mbingarkesat në rrjet të cilat shkaktonin në të kaluarën ndërprerje po eliminohen tërësisht. Stabilimentet e vjetra që nuk i përshtaten teknologjisë së re energjetike, po zëvendësohen tërësisht me të reja.

    KEDS në lagje Qafa, po zëvendëson edhe transformatorët, po ndërton rrjet të ri të tensionit të mesëm dhe po ngritë kapacitetet e furnizimit me energji elektrike. Kësisoj po krijohen linja alternative, që nënkupton se nëse një dalje ka prishje, menjëherë furnizimi kalon në daljen alternative dhe konsumatori nuk ballafaqohet me mungesë të energjisë.

    Investimet e KEDS në Prishtinë për sivjet kapin shifrën e 17 milion eurove. Në këto projekte janë të angazhuar mbi 800 punëtorë, të cilët po bëjnë maksimumin që ndalesat e energjisë elektrike të jenë sa më të rralla në mënyrë që këto punime të kenë ndikim minimal në aktivitetet ditore të qytetarëve. Përmes këtij investimi, KEDS do të ofrojë shërbime moderne dhe të kualitetit më të lartë për konsumatorët e kryeqytetit.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot nënkryetaren e komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjançiq, nënkryetaren e komunës së...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...
    Lajme18 Prill 2024
    Naftëtarët kosovarë kanë paralajmëruar bllokadë në kufirin e Moranës. Shkak për këtë duket të jetë një masë e re e autoriteteve shqiptare...
    Lajme18 Prill 2024
    Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajramit, përfundoi e hidhur për Burim Kastratit nga Gjilani.Në mëngjesin e 17...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, pas bllokimit në kufi me Serbinë të mbi 1500 shtetasve kosovarë, tha në se këto veprime nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.