×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Artikull i Sponsoruar

    KEDS: Furnizim stabil me energji elektrike për festat e fundvitit

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2022

    KEDS ka njoftuar se furnizimi me energji elektrike në Kosovë është i qëndrueshëm dhe njëjtë do të jetë edhe për festa.

    Nga kjo kompani, kanë bërë të ditur se për të rritur sigurinë e furnizimit kanë mobilizuar 400 punëtorë, të cilët do të angazhohen në tërë territorin e Kosovës në rast të ndonjë të papriture ose dëmi eventual në rrjetin e shpërndarjes.

    Komunikata e plotë:

    KEDS dhe KESCO njoftojnë se furnizimi me energji elektrike në Kosovë është i qëndrueshëm. Tashmë kur ndodhemi në prag të festimit të Vitit të Ri, për të rritur sigurinë e furnizimit kemi mobilizuar 400 punëtorë, të cilët do të angazhohen në tërë territorin e Kosovës në rast të ndonjë të papriture ose dëmi eventual në rrjetin e shpërndarjes.

    KEDS-i vazhdimisht ka punuar dhe punon si në preventivë ashtu dhe në mirëmbajtje të rrjetit. Edhe kësaj radhe, për festën e Vitit të Ri, parapërgatitjet e tilla janë kryer për të pasur furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

    Probleme me furnizim pa ndërprerje fatkeqësisht do të vazhdojë të ketë në Malishevë për shkak të pamjaftueshmërisë së kapaciteteve transmetive të tensionit të lartë. Bashkëndjejmë me konsumatorët tanë në Malishevë duke shpresuar që të bëhet një zgjidhje më e shpejtë dhe e qëndrueshme për furnizim të rregullt me energji elektrike.

    Krahas një urimi për Vitin e Ri 2023, shfrytëzojmë rastin t’ju bëjmë thirrje që ta shfrytëzoni energjinë elektrike në mënyrë sa më efiçiente të mundshme që të mos ketë ngarkesë në rrjet dhe, si rrjedhojë, ndërprerje për shkak të kësaj dukurie. Për të mirën e të gjithë neve!

    Gëzuar Viti i Ri 2023!

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj...
    Lajme25 Prill 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur mbi suksesin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Bogujevci në...
    Lajme25 Prill 2024
    Komuna e Deçanit ka marrë leje për shfrytëzimin e tokave në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Ky vendim u miratua nga Kuvendi...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpeshë e mjaftueshme që Kosova të marrë përkrahjen e aleatëve sa...
    Vip25 Prill 2024
    Me kërkesë të avokatit Florent Latifaj, mbrojtës i këngëtarit Sinan Vllasaliu është anuluar seanca e së enjtes në rastin ku Vllasaliu po...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja presidenciale e Maqedonisë së Veriut nga VMRO-DPMNE, në rrethin e djeshëm të parë të zgjedhjeve për shef të...
    Kronika25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar një person për 48 orë për shkak të dyshimin të veprës penale “sulmi seksual”. Sipas njoftimit...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregulloren e Ndihmës Juridike të DHSK-së, në rastin gjyqësor ‘Januzi dhe të...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë për Ekonomia Online se mundësia që të arrihet një marrëveshje për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.