×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEDS Academy VII hap dyert për studentë dhe nxënës

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    KEDS Academy ka hapur dyert për gjeneratën e VII. Nga sot, e deri me 15 nëntor, studentët e vitit të fundit të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike atij të Ndërtimtarisë si dhe nxënësit e shkollave të mesme teknike të klasave të 12-ta mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit 1 vjecar të KEDS Akademisë. Gjithsejt do të pranohen 65 aplikantë, prej të cilëve 30 studentë dhe 35 nxënës. Kriter për studentë është nota mesatare, njohja e gjuhës angleze dhe shkathtësitë komunikuese dhe ato të njohjes së teknologjisë informative. Për nxënës është suksesi në mësime, shkathtësitë komunikuese dhe ato të teknologjisë informative, përderisa njohja e gjuhës angleze është përparësi. Pjesërtarët e Akademisë aftësohen profesionalisht, si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik për tregun e punës. Ata që e kalojnë me sukses programin 1 vjecar në fund pajisen me certifikata të njohura ndërkombëtarisht. KEDS Akademia ofron një program që është komplet i financuar nga kompania, sjell për të ligjëruar profesorë eminentë nga Universiteti Bogazici i Stambollit, që rangohet ndër universitetet më prestigjioze të Botës. Ligjërues janë edhe menaxhmenti i KEDS-it, përderisa pjesa praktike bëhet në departamente të ndryshme të kompanisë. Deri tash, në gjashtë gjeneratat e para të KEDS Akademisë janë aftësuar dhe certifikuar 300 studentë dhe nxënës. Një pjesë e madhe e tyre janë punësuar në KEDS apo në kompanitë tjera energjetike. Synim i KEDS Akademisë është të përgatisë liderët e së nesërmës. Këtë e ka bërë deri tash, pasi shumë ish studentë të akademisë tashmë janë menaxherë apo kanë pozita të rëndësishme si në KEDS ashtu edhe në kompani tjera. Ata vlerësohen edhe nga organizata prestigjioze, si Korporata Sfidat e Milienumit që sivjet përzgjodhi katër ish studente të akademisë për të vazhduar specializimin dyvjecar në universitete prestigjoze amerikane, të financuara komplet nga fondet e qeverisë amerikane. KEDS Akademia është vlerësuar edhe nga organizatat botërore duke fituar deri tash shumë cmime në sektorin e Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës në qendra të rendësishme globale, si në Paris, Londër, Washington e shumë të tjera.  Detajet shtesë mund t’i gjeni në sajtin zyrtar të KEDS-it, përderisa më poshtë është linku ku e gjeni formularin për aplikim. / Front Online /

    Nga Rubrika
    Ekonomi06 Shkurt 2025
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se në mandatin e radhës, në qeverisjen e Kurtit, paga minimale do të...
    Ekonomi03 Shkurt 2025
    Iniciativa për bojkotin e marketeve, e cila ka nisur fillimisht në Kroaci me të vazhduar edhe në Malin e Zi, Maqedoninë e...
    Ekonomi02 Shkurt 2025
    Më 6 shkurt bëhet dy vite nga lansimi i platformës “Super-puna”, përmes së cilës ekzekutivi i vendit i subvencionon punëdhënësit duke paguar...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Një situatë e rrallë ka ndodhur në Malishevë gjatë procesit të votimit. 26 anëtarë të një familje kanë shkuar të votojnë së...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Dalja më e madhe në votime në përqindje po ndodhë në komunat me shumicë serbe. Sipas KQZ, dalja më e madhe deri...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komuna e Podujevës deri tani kanë votuar mbi 33%. Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor të Kosovës nga 84 mijë e 23...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Nathalie Loiseau, shefja e misionit të BE-së për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, ka qenë në një qendër të votimit në Graçanicë....
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova edhe një herë po e jep provimin e vet të demokracisë, ndërsa tha...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Raportimet se ngjyra matrikuluesve që po u vendoset në gishtërinj votuesve po fshihet pas kohë pas votimit, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.