Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për sulmin e ndodhur në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit më 29 nëntor, duke thënë se sulmi terrorist ishte një përpjekje e qartë për të dëmtuar civilët përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike, shkruan Gazeta Express.
Kearns ka thënë se dështimi i shtetit të Serbisë për ta arrestuar Milan Radojicicin dhe për ta deportuar në Kosovë atë dhe të tjerët që kanë qenë të përfshirë, inkurajon dhe të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla.
“Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit”, ka shkruar Kearns.
The terrorist attack on the Iber Lepenci waterway in Kosovo was a clear attempt to inflict harm on civilians through the destruction of critical infrastructure.
The failure of Serbia to arrest and deport Milan Radoicic and others responsible for the Banjska attack encourages…
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) December 3, 2024