Komisioni Europian ka aprovuar planet gjermane për të krijuar një fond prej 500 miliardë eurosh (564 miliardë dollarë) për të mbështetur bizneset e prekura nga kriza e koronavirusit.
Vendimi e çon shumën e fondeve të miratuara nga Gjermania në 600 miliardë euro, pasi organi ekzekutiv i BE-së më parë kishte dhënë aprovimin e tij për 100 miliardë euro fonde.
Margrethe Vestager, komisionerja europiane për Politikat e Konkurrencës, tha se ”fondet përmbajnë garanci të mjaftueshme për të kufizuar shtrembërimet e konkurrencës”.
“Në këto periudha të vështira, ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me anëtarët e asociuar për të gjetur zgjidhje të mundshme dhe për të lehtësuar hyrjen në financa për kompanitë e prekura nga epidemia e koronavirusit, në përputhje me standardet e BE-së”, tha ajo.

Të tjera
-
09:08 | 06 Korrik 2022
-
09:05 | 06 Korrik 2022
-
09:00 | 06 Korrik 2022
-
08:55 | 06 Korrik 2022
-
08:44 | 06 Korrik 2022
-
08:41 | 06 Korrik 2022
-
08:36 | 06 Korrik 2022
-
08:30 | 06 Korrik 2022
-
08:30 | 06 Korrik 2022
-
08:16 | 06 Korrik 2022
-
08:14 | 06 Korrik 2022
-
LajmeSot mblidhet KQZ-ja08:08 | 06 Korrik 2022