×
  • Lajme
  • Lajme

    KDI: ​Kosova ka ngecur në luftën kundër korrupsionit

    FrontOnline
    28 Janar 2021

    Kosova, njëjtë me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka ngecur në luftën kundër korrupsionit, tregon Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit. Për dy vjet më radhë vendi mbetët me 36 pikë nga 100 pikë sa marrin shtetet të cilat nuk janë të korruptuara. Indeksin e realizuar nga Transparency International, e ka prezantuar sot Instituti Demokratik i Kosovës i cili vlerëson se është nevojë e menjëhershme që të ketë pavarësim në sistemin e drejtësisë, luftë kundër korrupsionit dhe transparencë në procedurat e prokurimit.

    Adelina Hasani nga KDI tha se rezultatet e Indeksit për vitin 2020 tregojnë se ka stagnim në luftën kundër korrupsionit në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

    “Për dy vite radhazi Kosova shënon 36 pikë duke u radhitur në pozitën 104 të cilën e ndanë me Shqipërinë, Tajlandën dhe Algjerinë. Nëse e bëjmë një krahasim me vitin 2017 është që Kosova kishte marrë pikët më të larta e cila ka arritur pikun e saj në këtë drejtim. Ndërsa në nivelin rajonal, krahasimi i rezultateve, shihet që shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një stagnim në luftën kundër korrupsion që kanë pikët e njëjta me vitin paraprak ndërsa dallimin e bënë vetëm Shqipëria që ka marrë një pikë më shumë në krahasim me vitin e kaluar”, tha ajo.

    E Florent Spahija tha se të gjitha raportet, në matje me nivel global, e nxjerrin Kosovën si vend të korruptuar.

    “Çka e prish këtë të transparencës në kuptimin e përgjithshëm si shtet, e prishin aferat korruptive, e prishin mungesa e luftës kundër korrupsionit që më pas na lë në nivelin e njëjtë si në vitet e kaluara, pra nuk marrim pikë më të mira për shkak se realisht në nivelin global kur e masim del që Kosova është vend i korruptuar”, tha ai.

    KDI vlerëson që Kosova duhet të bëjë ndryshime të menjëhershme duke luftuar korrupsionin, pavarësuar sistemin e drejtësisë dhe duke treguar transparencë në fushën e prokurimit, duke përmendur nepotizmin si një prej fenomeneve kryesore në Kosovë.

    “Prokurimi publik është realizuar në procedura emergjente që ka shkaktuar uljen e transparencës duke krijuar mundësi të për të rritur korrupsionin në vend dhe kjo është ndër rekomandimet kryesore, se çfarë duhet të bëhet në këtë drejtim, të rritet transparenca dhe të ulet korrupsioni. Gjatë vitit 2020 ka pasur blerje të pajisjeve për mbrojtje nga Covid që janë realizuar me kontrata nga institucionet publike që çmimet kanë qenë të fryra”, tha Hasani në një konferencë për media.

    Indeksi i perceptimit të korrupsionit në vitin 2020 shfrytëzon sistemin prej 100 pikësh për vendet të cilat janë më pak të korruptuara ose të pa korruptuara, ndërsa vendet e korruptuara marrin më pak ose zero pikë.

    Danimarka dhe Zelanda e Re mbajnë pozitën e parë në vitet e fundit me 88 pikë, të ndjekura nga Finlanda, Singapori, Suedia dhe Zvicra.

    Vendin e fundit në botë e mbajnë Somalia, Sudani Verior, Siria, Jemeni, Venezuela dhe Koreja Veriore.

    Indeksi ka përfshirë 180 shtete ku dy të tretat prej tyre kanë më pak se 50 pikë, që sipas KDI-së është shqetësuese.

    Mesatarja globale epikëve është 43 dhe asnjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka arritur të kalojë këtë mesatare.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.