×
  • Lajme
  • Lajme

    KBI në Drenas kërkon të merren masa disiplinore ndaj imamit Musliu

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur, ku u raportua për rrahje mes imamit Osman Musliu dhe sekretarit të KBI-së, Eset Bajraktari.

    Sipas KBI-së në Drenas, Musliu ka sulmuar pa asnjë arsye sekretarin Bajraktari. Po ashtu sipas reagimit thuhet se sjelljet e tilla nga Musliu janë të shpeshta ndaj punëtorëve të KBI-së.

    KBI-Drenas ka kërkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës të merren masa disiplinore ndaj Musliut, dhe po ashtu i kanë bërë thirrje  edhe Policisë që të veprojnë konform ligjeve.

    Reagimi i plotë i KBI-së:

    Reagim nga Këshilli i Bashkësisë Islame – DRENAS!

    Këshilli i Bashkësisë Islame – Drenas pas mbledhjes së mbajtur më datë 25.11.2020, sqaron opinionin e gjërë lidhur me incidentin e ndodhur më datë 24.11.2020 rreth orës 14:30 në zyret e KBI-Drenas rreth sulmit që i është bërë sekretarit të KBI-Drenas, nga Imami i xhamisë në Drenas Osman Musliu.

    Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas sqaron opinionin e gjerë lidhur me rastin në fjalë ku Imami Osman Musliu kishte ardhur në objektin e KBI-Drenas dhe ka sulmuar pa asnjë arsye të vetme sekretarin e Këshillit në korridorin e Këshillit.

    Këshilli i Bashkësisë Islame e dënon sulmin e Imamit të xhamisë së Drenasit, Osman Musliut ndaj sekretarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas.

    Veprimet e tilla të Imamit në fjalë janë̈ shumë të shpeshta ndaj imamëve dhe zyrtarëve të Këshillit, për këto veprime destruktive dhe krejtësisht të ulëta, kemi reaguar edhe më herët në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe në Policinë e Kosovës në Drenas, të dokumentuara edhe me shkresa zyrtare.

    Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas kërkon nga organet e Bashkësisë Islame të Kosovës që të merren masat diciplinore ndaj Imamit në fjalë .

    Gjithashtu Këshilli kërkon nga organet kompetente të Drejtësisë̈ që të veprojnë̈ shpejtë dhe konform ligjeve dhe dispozitave në fuqi.

    Këshilli i Bashkësisë̈ Islame në Drenas shpreh indinjatën e thellë për veprime të tilla, sepse kjo nuk është hera e parë qe imami në fjalë pengon dhe sulmon zyrtarët e këtij institucioni .

    Imami në fjalë ka edhe denoncime të tjera nga po i njëjti institucion dhe që të gjitha janë të njohura për organet kompetente te Drejtësisë̈ dhe për opinionin e gjerë.

    Këshilli i Bashkësis Islame – DRENAS, 25.11.2020

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur me tone disfatiste para Ndihmëssekretarit amerikan të shtetit James O’Brien. Gjatë konferencës për media me...
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një personi i cili ishte aksidentuar të dielën me 14 prill në rrugën...
    Lajme20 Prill 2024
    Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme20 Prill 2024
    Një mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar nga ish-gruaja e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njofton FrontOnline ish-bashkëshortja e...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në një prononcim për Front Online ka kritikuar përfshirjen e Kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.