[wp-story]

Lajme

Katër zyrtarë që gëzuan më së paku postin e tyre në Qeverinë Haradinaj

Katër zyrtarë që gëzuan më së paku postin e tyre në Qeverinë Haradinaj
20:47 | 23 Korrik 2019

Muzafer Shala, Shkelzen Sojani, Myzejene Slemani dhe Kadri Kastrati janë katër personat që gëzuan më së shkurti pozitat e tyre në Qeverinë e udhëhequr të kryeministrit tashmë në largim, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Insajderi.

Një ditë para se kryeministri në largim, Ramush Haradinaj të jep dorëheqje kishte marr vendim për disa emërime të reja në qeverinë e tij.

Muzafer Shala, kishte marr bekimin e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, për postin e Ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësis, vetëm gjashtë ditë para se Haradinaj të jep dorëheqje nga i pari i qeverisë.

Shala ishte emëruar si ministër i inovacionit pas shkarkimit të Besim Beqajt nga kjo pozitë pas vendimit të kryetarit të Partisë Demokartike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, që të gjithë zyrtarët e partisë të cilën ai e udhëheqë, kanë aktakuza të japin dorëheqje nga pozitat udhëheqëse

Shala është anëtar i PDK-së dhe vjen nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri, shkruan Insajderi.

Shkelzen Sopjani, kishte pasur fatin e njëjtë si të Shalës. Sopjani tash e pesë ditë është emëruar nga kryeministri në largim Haradinaj, si Këshilltar i Jashtëm Politik.

Sopjani i cili kishte shërbyer si Inspektor në Agjencie Kosovare të Intelegjencës (AKI), Haradinaj para pesë dite përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kishte njoftuar për pozitën e re që i kishte dhënë avokatit dhe ish-inspektorit të AKI-së.

 

“Sot kam emëruar avokatin dhe ish Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjanin, Këshilltar të Jashtëm Politik. Njohuritë dhe ekspertiza e tij do t’i shërbejnë politikëbërjes sa më të avancuar dhe efektive”, kishte shkruar Haradinaj.

 

Në listën e këtyre emërimeve janë edhe dy zëvendësministrat që u bënë dy personat që do ta gëzojnë më së shkurti këtë post.

Myzejene Selami dhe Kadri Kastrati, u emëruan në pozitën e zëvendësministrit vetëm një ditë para dorëheqjes së Haradinajt.

 

Myzejene Selmani e cila vjen nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR) u emërua si zëvendësministre në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa Gjenerallejtënant, Kadri Kastrati zëvendësministër i Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Selmani ka thënë për Insajderin se kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt i kishte shkuar vendimi më 16 korrik të këtij vitit.

“Po jam emëruar, me 16-tin [korrik] i ka shkuar vendimi”, ka thënë Selmani për Insajderin.

Kurse Kastrati ka bërë të ditur se për këtë pozitë ai ishte propozuar menjëherë pas dorëheqjes së zëvendësministrit të Mbrojtjes, Agim Çeku. Ai ka thënë se të enjten është marr vendimi që ai ta marr këtë post.

“E vërtetë është, mirëpo nominimi jem është shumë më herët, është pasi ka dhënë dorëheqje zotëri Çeku, pasi që ai vend ka mbet i shprazët për shkak që ai ka dhënë dorëheqje edhe mu më patën nominu për atë vend edhe të enjten kryeministri mori vendim, kështu është, kjo është e vërteta”, ka thënë Kastrati.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kosovës, pasi që siç ka njoftuar vetë Haradinaj ka marr ftesë nga Gjykata Speciale për tu intervistuar si i dyshuar. Së bashku me Haradinaj është ftuar edhe Bislim Zyrapi, Sokol Bashota dhe Jakup Krasniqi.

Qeveria e Ramush Haradinajt ka qenë qeveria më e madhe pas Pavarësisë së Kosovës me 21 ministri dhe mbi 80 zëvendësministra

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera