[wp-story]

Bota/Rajoni

Katër vjeçari vritet dy muaj pas babait, plagoset nëna shtatzënë

Katër vjeçari vritet dy muaj pas babait, plagoset nëna shtatzënë
20:27 | 17 Dhjetor 2019

Një djalë 4-vjeçar është vrarë dhe nëna e tij, 27-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pas një sulmi me armë në Indiana. Gjithçka ndodhi në orët e para të mëngjesit të 16 dhjetorit, ku agresorët hapën zjarr drejt banesës së tyre.

Viktima është identifikuar si Toryon Dukes, teksa nëna e tij, e cila ishte tre muajshe shtatzënë ka marrë plumb në krah dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën në spitalin “Campus Hospitalist Northlake”. Gjatë momentit të atentatit, në shtëpi ndodhej edhe i dashuri i gruas dhe tre fëmijët e tjerë, të cilët ia hodhën pa pasoja.

Duke folur për “CBS Chicago”, gjyshja e djalit zbuloi se Toryon ishte duke fjetur në një shtrat me nënën e tij kur u hap zjarr nga dritarja e dhomës së gjumit. Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm dy muaj pas vrasjes së babait të Toryon, me shkaqet që mbeten ende mister.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera