Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Katër viktima në pak minuta në Shqipëri

    FrontOnline
    29 Mars 2023

    Katër persona janë konfirmuar të vdekur pasditen e së mërkurës në 3 ngjarje të ndryshme në Shqipëri.

    Qyteti i Kavajës u trondit pas lajmit me dy persona të vdekur. Mësohet se, dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike dhe në sherr e sipër kanë goditur njëri – tjetrin, njëri ka qëlluar me pistoletë dhe tjetri me thikë.

    Për pasojë, kanë mbetur të vdekur të dy personat e përfshirë në konflikt. Mësohet se viktimat janë shtetasit Altin Rrexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa nga Kavaja.

    Me armë raportohet se ka qëlluar Altin Rexha nga Kukësi, ndërsa me thikë ka qëlluar Edmond Gosa nga Kavaja. Mësohet se, Gosa ka goditur me thikë Rexhën, më pas ky i fundit ka qëlluar tre herë ndaj Gosës.

    Pak minuta nga kjo ngjarje e rëndë, në qytetin e Elbasanit u raportua se një person u gjet i plagosur me thikë në ullishtat e qytetit. Pasi u dërgua në spital, ai ndërroi jetë. Mësohet se viktima është rreth 30 vjeç, ndërsa ishte qëlluar me thikë në zemër.

    Një tjetër person i pajetë është gjetur nga kalimtarët pranë një përroi në zonën e Matit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se viktima është shtetasi A.M., 36 vjeç, ndërkohë që trupi i tij u gjet pranë fshatit German.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor./A2news/

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Maj 2023
    Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi të hënën se Spanja do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 23 korrik. Ky...
    Bota/Rajoni29 Maj 2023
    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se “aktet e njëanshme” të autoriteteve të Kosovës rrezikojnë ta destabilizojnë rajonin...
    Bota/Rajoni29 Maj 2023
    75 shkolla në të gjithë Serbinë kanë marrë njoftime për bomba deri në orën nëntë të mëngjesit të sotëm. Kështu i është...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2023
    Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë i ka dënuar fuqishëm sulmet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, pjesëtarëve të EULEX-it dhe...
    Lajme29 Maj 2023
    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë...
    Lajme29 Maj 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon sonte me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri,...
    Lajme29 Maj 2023
    Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka reaguar për ngjarjet që kanë ndodhur sot në veri të...
    Lajme29 Maj 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhunuesit e tyre të...
    Lajme29 Maj 2023
    Zyra Federale e Jashtme e Gjermanisë i ka dënuar sulmet e protestuesve serbë ndaj forcave të rendit dhe ligjit në veri të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.