×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër shtatzëna me COVID-19 po marrin trajtim në Klinikën Gjinekologjike

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Në repartin COVID në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës momentalisht janë duke u trajtuar 4 gra shtatzëna. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile, dy prej tyre së shpejti pritet të lindin pasi janë në javët e fundit të shtatzënisë.

    Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress drejtori i kësaj Klinike, Jakup Ismajli i cili tha se nga janari i vitit 2021 e deri tani në këtë repart të dedikuar për COVID janë trajtuar gjithsej 21 shtatzëna.

    Ismajli: 4 paciente i kemi të shtrira në repartin për COVID

    “Momentalisht në repartin e dedikuar për COVID për shtatzëna, janë të hospitalizuara katër paciente. Dy janë në javën e 37 apo 38 të shtatzënisë, kurse dy janë shtatzëni të hershme, njëra në javën e 22-të dhe njëra në javën e 29-të. Këto dy shtatzëna që janë në javën e 37-të njëra pritet, meqenëse lindjen e mëparshme e ka me prerje cezariane, pritet që brenda javës të përfundojë (kryejë lindjen). Kurse tjera është në shtatzëninë e dytë dhe me lindje normale. Gjendja e pacienteve është stabile. Në vitin 2020 i kemi pasur gjithsej 103 paciente (me COVID) që kanë kërkuar trajtim në klinikën tonë, 47 kanë përfunduar me lindje, kurse të tjerat kanë qenë shtatzëni të cilat pas trajtimit dhe mjekimit janë lëshuar për shtëpi. Kurse në vitin 2021 i kemi 21 shtatzëna (me COVID), një lindje me prerje cezariane”, theksoi Ismajli.

    Meqenëse ditëve të fundit janë shtuar rastet e reja të të prekurve me COVID-19, Ismajli tha se institucionet kanë bërë një lirim të parakohshëm të masave anti-COVID dhe kjo tash po reflekton në rritje të shifrave.

    Ismajli: Është bërë një lirim i parakohshëm i masave anti-COVID

    “Rritja e numrit të përgjithshëm të të infektuarve me COVID, reflektohet edhe tek shtatzënat kështu që ne në dy-tri javët e fundit kemi pasur vetëm nga një paciente të hospitalizuar, por me rritjen e numrit ditëve të fundit po shihet se nuk janë respektuar masat aq sa duhet, fushata elektorale dhe mosrespektimi i masave, mos mbajtja e distancës, mendoj se është bërë e parakohshme një lirim i tillë dhe kjo po na reflektohet edhe në numrin e shtuar të të infektuarve me COVID, ne i kemi diku 20 shtretër dhe jemi të përgatitur për të pranuar paciente dhe për t’i përfunduar lindjet”, tha ai.

    Meqenëse virusi SARS-COV-2 ka prekur një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë në Kosovë, aktualisht në KlinikënObstetrike Gjinekologjike nuk ka të infektuar, por vetëm 1 specialistike dhe 3 infermiere janë në vetëizolim për shkak të kontakteve me persona të infektuar me COVID-19.

    Ismajli: Nuk kemi personel shëndetësor të infektuar me koronavirus

    “Për momentin kemi një specialiste në vetëizolim dhe tri infermiere në vetëizolim. Të infektuar nuk kemi, por vetëm në vetëizolim, disa kanë familjar e burrin të infektuar me COVID, kështu që janë në vetëizolim derisa të dalin rezultatet”, theksoi Ismajli.

    Drejtori iKlinikësObstetrike Gjinekologjike, Jakup Ismajli në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe për numrin e lindjeve të realizuara në këtë klinik gjatë vitit 2020.

    Ai tha se për shkak të pandemisë në këtë klinik vitin që shkoi janë kryer rreth 700 lindje më pak.

    Ismajli: Në virin 2020 ka rënie të lindjeve

    “Në vitin 2020 kemi pasur rreth 8 mijë e 800 lindje, 3 mijë e 120 janë kryer me prerje cezariane, kurse pjesa tjerë janë kryer me lindje normale. Vërehet një rënie diku kemi pasur 600-700 lindje më pak mirëpo kemi pasur parasysh se për shkak të volumit të madh, një numër i madh i pacienteve disa që kanë pasur sigurime shëndetësore, lindje kanë kryer në spitale private por edhe disa lindje janë ndalur në spitale”, theksoi ai.

    Nga 13 marsi i vitit 2020 deri më 22 shkurt 2021, në Kosovë janë regjistruar mbi 66 mijë e 600 raste me COVID-19, prej tyre 1,575 pacientë kanë vdekur. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58 mijë e 359 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6706.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Tomë Gashi, avokati i ambasadorit Martin Berishaj, ka njoftuar se klienti i tij e ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Republikës...
    Lajme29 Mars 2024
    Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se vendimet në Këshillin e Evropës nuk kanë të bëjnë me bllokun drejtpërdrejt, pasi...
    Lajme29 Mars 2024
    Mostrat e zhdukura të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit tashmë i ndjerë dyshohet se janë gjetur. Këtë e kanë bërë të...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Sport29 Mars 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.