Bota/Rajoni

Katër shprehi që mund të shkaktojnë kancerin

Katër shprehi që mund të shkaktojnë kancerin
18:38 | 28 Korrik 2020

Kanceri përfshin një rritje jo normale të qelizave që formojnë masa të cilat mund të përhapen nga organi primar në të gjithë trupin.

Më poshtë gjeni katër zakone të cilat rrisin rrezikun për prekje nga kanceri:

Pirja e duhanit

Duhani është i njohur se shkakton 22 për qind të vdekjeve nga kanceri, ai përmban më shumë se 70 substanca kancerogjene.

Duhanpirësit janë më të rrezikuar nga kanceri në mushkri, laring, kokë dhe qafë. Rreziku për vuajtje nga kanceri i mushkërive rritet së bashku me rritjen e viteve të konsumit të duhanit dhe numrin e cigareve të konsumuara gjatë ditës.

Pasiviteti fizik dhe ushqyerja e gabuar

Trashësia vjen kur personat janë pasivë dhe ushqehen në mënyrë të gabuar, që shkakton 35 për qind të vdekjeve nga kanceri në botë.

Ngrënia e ushqimeve të përpunuara që përmbajnë sasi të mëdha të substancave kancerogjene, shkakton kancerin e gjirit, prostatës, pankreasit dhe zorrës së trashë. Është më mirë të konsumoni më shumë pemë dhe perime.

Konsumimi i tepërt i alkoolit

Alkooli konsiderohet si një shkaktues i madh i kancerit, duke shkaktuar kancer oral, të pankreasit dhe të mëlçisë. Ai rrit po ashtu nivelin e estrogjeneve, duke shkaktuar kështu kancer gjiri.

Ekspozimi ndaj rrezatimit

Rrezet ultravjollcë dhe rrezet radioaktive janë agjentë nxitës që shkaktojnë mutacion. Burime të rrezikshme, cilësohen edhe rrezet e telefonave dhe televizorëve – thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Këta persona rrezikohen më shumë nga leukemia ose kanceri i gjakut.

Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë

Të tjera