×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Katastrofa që la pas uragani Ian, Florida e shkatërruar

    FrontOnline
    29 Shtator 2022

    Uragani Ian, i cili goditi Florida-n të mërkurën mbrëma, la pas të paktën shtatë të vdekur dhe dëme të mëdha në disa qytete në jug.

    Komisioneri i qarkut Charlotte, Chris Constance, konfirmoi se ka gjashtë vdekje të konfirmuara, duke vënë në dukje se kjo është fatkeqësia më rëndë natyrore që ka prekur ndonjëherë vendin.

    Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim. Vdekja e shtatë e konfirmuar është në Volusia County.

    Një zëdhënës i qarkut, në bregun lindor të Floridës, tha se ishte “vdekja e parë e lidhur me Ian”.

    Bëhet fjalë për një burrë 72-vjeçar që doli nga shtëpia e tij për të zbrazur pishinën gjatë stuhisë, tha Kevin Captain. Përmasat e katastrofës karakterizohen si me  “përmasa historike” nga ekspertët.

    Në të njëjtën kohë, kërkimet vazhdojnë për të gjetur 20 emigrantë që ndodheshin në bordin e një varke që u mbyt të mërkurën në brigjet e arkipelagut Keys, pak jashtë shtegut të uraganit.

    Ian u zvogëlua në një stuhi tropikale pasi goditi Florida-n, por pritet të forcohet sërish më vonë sot ndërsa shkon drejt Karolinës së Jugut. Qendra Kombëtare e Uraganeve me seli në Miami ka lëshuar një paralajmërim për të gjitha brigjet e këtij shteti. /abcnews.al

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu ka njoftuar se është shënuar rritje e daljes së votuesve në krahasim me zgjedhjet presidenciale të vitit...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e vendit. Ekipi i Klan Kosovës,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ushtria izraelite ka bërë të ditur se avionët luftarakë izraelitë dhe artileria kanë goditur rreth 40 objektiva të Hezbollahut në një fshat...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputetja e Parlamentit finlandez, Tytti Tuppurainen, e cila është edhe kryesuese e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës e ftuar ka folur...
    Lajme24 Prill 2024
    Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, i ka reaguar deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, pasi ky i...
    Lajme24 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren...
    Sport24 Prill 2024
    Prishtina i është bashkuar Ballkanit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Kjo pasi të mërkurën e ka eliminuar Dritën në...
    Lajme24 Prill 2024
    Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dhënë një përgjigje në reagimet e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.