×
  • Sport
  • Sport

    Katapultat GPS për klubet e Superligës, FFK-ja dhe kompania koreane nuk pranojnë të flasin për koston e blerjes së këtyre pajisjeve

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Këtë muaj, më 5 nëntor, Federata e Futbollit e Kosovës ka përmbyllur shpërndarjen e katapultave GPS për klubet e Superligës së Kosovës, të cilat janë blerë nga kompania e licensuar prej FIFA-s, “Fitogether”.

    “Fitogether” është një kompani koreane me seli në Seul, e cila bashkëpunon me shumë klube dhe federata për shpërndarjen e këtyre produkteve, shkruan FrontOnline.

    Këto pajisje janë të teknologjisë më të lartë dhe u shërbejnë klubeve për ta pasqyruar paraqitjen fizike të futbollistëve dhe statistikat tjera.

    Në lidhje me përdorimin e këtyre pajisjeve, janë mbajtur edhe trajnime me personat përgjegjës të klubeve.

    Por, kostoja e këtyre produkteve ende nuk është bërë e ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës, por as nga kompania e kontraktuar.

    FrontOnline ka dërguar pyetje te kompania “Fitogether”, por e njeta nuk ka pranuar të përgjigjjet në lidhje me këtë çështje, duke shkruar se kontrata është “sekrete” mes palëve.

    “Përshëndetje. Kemi të bëjmë me sigurinë e kontratës mes ‘Fitogether’ dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Faleminderit”, tha Taeryung Kim, zyrtar i kompanisë koreane për FrontOnline në një përgjigjje me shkrim.

    Nga ana tjetër, as nga Federata e Futbollit e Kosovës nuk kanë pranuar të përgjigjen në lidhje me këtë çështje.

    Ndryshe, shtëpia më e madhe e futbollit në vend ka qenë shpeshherë “cak” i akuzave për mos-transparencën e saj në çështje të tilla./FrontOnline/

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Sport18 Korrik 2024
    Llapi është mposhtur në “Zahir Pajaziti” edhe në ndeshjen kthyese nga Wisla Krakowa në kuadër të kualifikimeve për Europa League. Pjesa e...
    Sport18 Korrik 2024
    Në Prishtinë po mbahet Kampionati Evropian i Hendbollit U20. Në kuadër të tij mbrëmë është zhvilluar ndeshja mes Kosovës dhe Luksemburgut, ku...
    Sport18 Korrik 2024
    Bruce Mwape nuk do t’i lejohet kontakti privat me asnjë nga lojtaret e tij në Lojërat Olimpike në Paris, por trajnerit të...
    Të tjera
    Sport18 Korrik 2024
    Llapi është mposhtur në “Zahir Pajaziti” edhe në ndeshjen kthyese nga Wisla Krakowa në kuadër të kualifikimeve për Europa League. Pjesa e...
    Lajme18 Korrik 2024
    Artan Hajrizi vëllai i Faton Hajrizit i cili po dyshohet për vrasjen e një polici në Serbi, ka treguar se si vëllai...
    Lajme18 Korrik 2024
    Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e një polici serb në Serbi, është kriminel që ka...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Një familje e cila raportohet të jetë nga Maqedonia e Veriut, ka pësuar aksident të tmerrshëm në afërsi të Leskovcit ndërsa po...
    Lajme18 Korrik 2024
    Autoritetet në Serbi kanë nisur sot në orën 19:00 kërkimet edhe me helikopterë mbi zonën ku ndodhi vrasja e mbrëmshme e policit....
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë, pa miratimin e Kievit, pasi kryeministri hungarez, Viktor...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.