Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kastrati: I tronditur për vrasjen në Kamenicë, akt i papranueshëm të cilin e denoj fuqishëm

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar pas vrasjes që ndodhi sot në fshatin Berivojcë, ku një burrë dyshohet të ketë vrarë gruan e tij.

    Kastrati ka thënë se ndihet thellësisht i tronditur.

    “Ngjarja e sotme është një akt i papranueshëm të cilin e denoj fuqishëm! Si Qëndron dhe si institucion mbetemi thellësisht të angazhuar dhe të përkushtuar në mbrojtjen e jetës, respektimit të dinjitetit, të drejtës së jetës dhe gëzimit të saj nga të gjithë, e veçanërisht grupeve të cenuara”, ka shkruar mes tjerash ai.

    Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

    Nuk ka tronditje më të madhe sesa të dëgjosh për vrasje në martesë. Aty ku njeriu do të duhej ta gjente sigurinë më të madhe, mirëkuptimin më të lartë e dashurinë…kur aty ndodhë vrasja…është ferri vet.

    Ndjehem thellësisht i tronditur, i dëshpëruar e me mllef në lidhje me një ndodhi të pazakontë që ngjau sot në Kamenicë, ku një gruaje i është marrë jeta në mënyrën më mizore nga bashkëshorti.

    Dhuna në familje është rezultat i rrethanave të shumta, mirëpo problemi ende qëndron në mungesën e seriozitetit në trajtimin e kësaj dukurie. Kemi dështuar si shoqëri të bëjmë mjaftueshëm për ta dënuar këtë dukuri e luftuar faktorët që çojnë tek ky problem. Kjo duhet të na turpërojë e alarmojë.

    Ngjarja e sotme është një akt i papranueshëm të cilin e denoj fuqishëm! Si Qëndron dhe si institucion mbetemi thellësisht të angazhuar dhe të përkushtuar në mbrojtjen e jetës, respektimit të dinjitetit, të drejtës së jetës dhe gëzimit të saj nga të gjithë, e veçanërisht grupeve të cenuara.

    Shpreh ngushëllimet më të thella familjes së viktimës!

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme09 Qershor 2023
    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari' LKIA është bërë anëtare e Rrjetit CSR Kosova. Duke u bërë një nga anëtarët e korporatës...
    Lajme09 Qershor 2023
    Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj kritikave të Hysamedin Ferajt dhe Elvis Hoxhës ndaj emisarëve perëndimor për dialogun Kosovë-Serbi....
    Lajme09 Qershor 2023
    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji avokatit për të cilin dyshohet që mori para me...
    Të tjera
    Vip09 Qershor 2023
    Andi dhe Gresa kanë krijuar lidhjen e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”. Lidhja e tyre vazhdoi edhe jashtë këtij...
    Lajme09 Qershor 2023
    Të premten, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Noli Zhita është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për nxitje të urrejtjes....
    Vip09 Qershor 2023
    Don Xhoni dhe Ariana së fundmi konfirmuan rikthim me njëri-tjetrin, raporton Gazeta10. Ky rikthim duket se është kurorëzuar edhe me fejesë. Modelja...
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ndodhet në Sochi, ku dhe u takua me homologun dhe aleatin e tij bjellorus Alexander Lukashenko. Pas...
    Lajme09 Qershor 2023
    Dy persona janë arrestuar këtë të premte në Kaçanik, pasi ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës nga gjykata për veprën penale...
    Vip09 Qershor 2023
    Shakira dhe Lewis Hamilton po afrohen më shumë. Pas një sërë daljesh publike, një burim i thotë PEOPLE se këngëtarja dhe shoferi i...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.