Gjuha:
×
  • Sport
  • Sport

    Karatistja kosovare e mërzitur që iu mohua pjesëmarrja në Evropian

    FrontOnline
    22 Mars 2023

    Karateistet kosovarë kanë mbetur jashtë Kampionati Evropian i cili do të zhvillohet në Spanjë.

    Arsyet janë shkaku i politikave të shtetit spanjoll, qeveria spanjolle nuk lejoj garuesit kosovarë të marrin pjesë në këtë garë pasiqë shteti i tyre nuk e njeh Kosovën si shtet, shkruan FrontOnline.

    Edhe pse kontingjenti kosovar ka shkuar në Spanjë me ftesë të Federatës Spanjolle të Karatesë, atje është përballur me një të papritur, duke iu kërkuar fillimisht paraqitja pa simbole shtetërore, e më pas garuesit kanë mbetur edhe jashtë shortit.

    E mërzitur për këtë rast është karateistja e njohur kosovare, Fortesa Orana e cila me anë të një postimi në Facebook ka shprehur zhgënjimin e saj.

    Raste të tilla, si mohimi i pjesëmarrjes së sportistëve kosovarë në garat të ndryshme prestigjoze nëpër botë,  viteve të fundit ishin të shumta.

    Rasti më i freskët është për boksierin Donjeta Sadiku, e cila së pari, nuk i është lëshuar viza për pjesëmarrjen e Kampionatit Botëror të boksit e cila do të zhvillohej në Indi.

    Më pas  është kërkuar nga Sadiku të paraqitet në këtë kampionat pa emblema shtetërore dhe pa flamurin kombëtarë, mirëpo një gjë të tillë  nuk e ka pranuar.

    Ministria për Kulturë Rini dhe Sport, poashtu ishte e angazhuar për realizmin dhe lejimin e sportistëve të udhëtojnë drejt shteteve të cilat nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur./FrontOnline/

    MRKS reagon për moslejimin e pjesëmarrjes së Donjeta Sadikut në Kampionatit Botëror në Indi

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Sport29 Maj 2023
    Pas katër vitesh, Partizani rikthehet te titulli kampion në Superiore teksa të kuqtë mposhtën në shtëpinë e tyre, Teutën me rezultatin 2-0....
    Sport29 Maj 2023
    Kombëtarja e Italisë ka publikuar sot listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e muajit qershor. Skuadra e Roberto Mancinit përbëhet nga...
    Sport29 Maj 2023
    Luciano Spalletti ka konfirmuar se do të largohet nga posti i trajnerit të Napolit në fund të sezonit dhe se ai synon...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2023
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë...
    Lajme29 Maj 2023
    Pas përleshjeve në veri mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, nën arrest po mbahen të paktën tre persona. Përmes burime nga...
    Lajme29 Maj 2023
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara, duke i bërë thirrje...
    Lajme29 Maj 2023
    Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se shihet qartë që protestat në veri janë të dhunshme dhe të udhëhequra nga bandat e njohura...
    Lajme29 Maj 2023
    Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë i ka dënuar fuqishëm sulmet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, pjesëtarëve të EULEX-it dhe...
    Lajme29 Maj 2023
    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.