×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaq qytetarë hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës për katër vjet

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Gjatë 2020’ës, rreth katër mijë qytetarë kanë hequr dorë ka shtetësia e Kosovës. Shtetësinë e kanë fituar rreth 300 të tjerë. Shifra përafërsisht të njëjta të heqjes dorë nga shtetësia kanë qenë edhe në vitin e kaluar.

    Hiç më pak se 3 mijë e 633 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, gjatë vitit që lamë pas.  Ndërkohë që numri i atyre që kanë fituar shtetësinë e Kosovës në këtë periudhë është rreth 200.

    Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, heqja dorë nga shtetësia e Kosovës po bëhet kryesisht për faktin se disa shtete evropiane nuk e njohin dyshtetësinë.

    “Gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2020, nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 3633 persona. Arsye e heqjes dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës është marrja e shtetësisë së ndonjë vendi të Bashkimit Evropian që nuk lejon dy shtetësi për shtetasit të cilët nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian. Gjate periudhës Janar-Dhjetor 2020 shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë fituar 177 persona”, ka thënë për Express, Rroksana Qarri zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Pikërisht liberalizimi i vizave dhe premtimet e parealizuara të politikanëve për këtë çështje, sipas njohësve është një ndër arsyet e pakënaqësisë së qytetarëve dhe largimit të tyre nga vendi amë.

    Demush Shasha nga Instituti Epik, ka thënë për Express se qytetarët në këto rrethana janë duke kërkuar zgjidhje alternative për të migruar drejt vendeve të BE-së.

    “Kjo është një çështje komplekse, në të cilën ne nuk kemi bërë ndonjë hulumtim me detaje. Në parim mund të themi se premtimet e vazhdueshme të politikaneve për liberalizimin e vizave të cilat asnjëherë nuk u materializuan krijojnë një mjedis ku qytetaret kërkojnë zgjidhje alternative për të migruar drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Shasha.

    Shasha theksoi se qytetarëve në Kosovë u mungon edhe perspektiva.

    “Duhet kuptuar qartë që edhe nëse ndodh liberalizimi i vizave qytetarët nuk do mund të qëndrojnë në BE më gjatë se 90 ditë në vit. Po ashtu besoj qe kjo dukuri do të vazhdoj edhe pas liberalizimit të vizave, pasi që ka të bëjë me mungesën e perspektives së qytetarëve për një jetë më të mirë në Kosovë”, ka thënë më tutje ai.

    Në ndërkohë të dhënat e MPB’së flasin se për katër vite, gjithsej 20 mijë e 146  kosovarë kanë heq dorë nga shtetësia e Kosovës. .

    Vetëm gjatë vitit 2019, nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 5 mijë e 350 persona.

    Edhe gjatë vitit 2018 janë liruar 5 mijë e 463 persona nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

    Ndërsa gjatë vitit 2017 numri i të liruarve nga shtetësia është 5 mijë e 700 persona.

    Sipas këtyre rezultateve, numri më i madh i qytetarëve të Kosovës, jetojnë në Gjermani, Zvicër, pastaj në Itali, Suedi dhe Kanada.

    Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës konsiderohet të jetë edhe më i madh. Të dhënat përfundimtare të regjistrimit të diasporës pritet të publikohen gjatë këtij viti, pasi që të përfundojë edhe regjistrimi elektronik, i cili vazhdon të jetë aktiv

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një video nga Uashingtoni ku po qëndron ka njoftuar se për herë të parë në historinë...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë me një reagim pas zotimit të Qeverisë se rruga Kijevë-Zahaq...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e...
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Podujevë pasi dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur. “Është...
    Lajme20 Prill 2024
    Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë se shoqëritë në Kosovë e Serbi s’bëjnë presion...
    Lajme20 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje,...
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një personi i cili ishte aksidentuar të dielën me 14 prill në rrugën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.